Topi Qytetaret smund te pranojne kete gjuhe ne politike

Presidenti i Republikes Seanca eshte pjese e nje rituali te papranueshem nga ndjeshmeria e qytetareve shqiptare
TEPELEN - Sharjet fyerjet ofendimet dhe gjuha e papranueshme per publikun e gjere qe u perdor dy dite me pare ne sallen e Parlamentit eshte cilesuar nga Presidenti i Republikes si nje ritual i papranueshem qe nuk duhet te perseritet. Nga Tepelena ai iu ka bere thirrje parlamentareve tiu pergjigjen detyrimeve te tyre qytetare politike e etike. I pyetur per debatet e ashpra dhe mungesen e etikes gjate seances parlamentare kreu i shtetit ka bere apel per rikthimin e dimensionit demokratik parlamentar.
Nuk deshiroj te rikthehem per te komentuar nje seance qe eshte pjese e nje rituali te papranueshem nga ndjeshmeria e qytetareve shqiptare. Deshiroj tiu bej apel gjithe parlamentareve pa perjashtim pa i diferencuar nese jane te nje krahu apo te nje tjetri por si perfaqesues te popullit qe te rikthejne urgjentisht dimensionin demokratik parlamentar.
shte mjaft i rendesishem dhe besoj se eshte i pare ne nje kendveshtrim mjaft kompleks se pari si nje detyrim qytetar se dyti qe eshte shume i rendesishem ne planin etik te komunikimit te diskutimit dhe mbi te gjitha ne planin e dimensionit te vendimmarrjes qe eshte nje element i rendesishem civil por ne radhe te pare kushtetues per fatet e Shqiperise per prosperitetin e ketij vendi i cili sot me shume se kurre eshte afer familjes europiane - ka theksuar Presidenti Topi. Kreu i shtetit ka bere edhe nje tjeter apel duke kerkuar respektimin me rigorozitet te ligjeve per te nderprere abuzimet politike.
Une dhe nga Tepelena do tiu beja thirrje gjithe institucioneve kushtetuese qe te rivendosen sa me shpejt ne korrektesine dhe detyrimin qe i detyron Kushtetuta ligji sepse sa me shume do te jene ata ne detyren e tyre sa me shume do te flasin me ligjin aq me pak do te kete mjedis per abuzime te karakterit politik dhe sa me shume ata te jene ne detyren e tyre aq me shume do te kete qetesi per qytetaret.
Kjo vlen per te gjithe dhe ky eshte nje mesazh qe nuk ka munguar te jepet po deshiroj qe ky mesazh te implementohet sa me shpejt ne mjedisin civil te institucioneve tona - ka perfunduar Presidenti i Republikes.