Berisha: Prioriteti yne, turizmi e rruge rurale Qamil Xhani
Zhvillimi i infrastruktures rrugore ne zonat rurale, turizmi dhe mbrojtja e ambientit jane tre nga ceshtjet kryesore per te cilat kryeministri Sali Berisha ka kerkuar angazhimin maksimal me te gjithe prefektet ne vend. Ne takimin e zhvilluar dje me prefektet dhe nenprefektet ne 12 qarqet e vendit, kryeministri Sali Berisha kerkoi nje bashkepunim me te madh mes pushtetit vendor, pavaresisht bindjeve politike dhe pushtetit ekzekutiv. Per kete qellim ai ka dhene dje direktiva te qarta per prefektet, duke kerkuar nje inventar specifik te rrugeve ne komuna qe nuk jane lidhur me akset nacionale. “Une kerkoj nga ju qe brenda dy javeve, te keni sjelle inventarin e plote te te gjitha investimeve te bera ne prefekturen tuja, ne rruge kombetare dhe jo kombetare, rurale dhe dytesore, ku do te jene te percaktuara kilometrat, fondi, koha e ndertimit, koha e fillimit, koha e mbarimit te gjitha detajet. Po keshtu per kanalizimet, per ujesjellesit, per shkollat dhe qendrat shendetesore”, ka qene urdhri i prere i kryeministrit Berisha. Njeheresh ai ka kerkuar ne menyre urgjente evidentimin e te gjitha komunave qe s’jane lidhur me asfalt me aksin kombetar. “Kerkoj nga ju te evidentoni te gjitha qendrat, komunat, te cilat nuk kane lidhje akoma me rruge te asfaltuar me aksin kombetar. Perfundimi i rrugeve qe zbresin drejt detit pas perfundimit te tyre do te zevendesohet me perfundimin e lidhjeve me rruge te asfaltuara te te gjitha komunave te vendit me akset kombetare rrugore, kjo do te jete perparesia”, ka thene dje kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverise ka theksuar se megjithese shperndarja e fondeve eshte e arsyeshme ne baze te investimeve me te medha, nuk mund te kete diskriminime. “Nuk mund t’i leme disa te bekuar dhe disa te mallkuar, nuk mund ta bejme kete, do te bejme qe ta ndiejne te gjithe zhvillimin e vendit te tyre. Une leviz shume ne vend dhe di qe ka ende komuna qe nuk lidhen me rruge te asfaltuar me aksin kombetar, prandaj dhe ju do te beni takimin ne nivel qarku me kryetaret e bashkive dhe te komunave dhe kjo do te jete perparesia e pare’, ka thene Berisha. Nga ana tjeter ai ka kerkuar me shume vemendje per ambientin. Me tone te forta kreu i qeverise ka theksuar se drejtuesit lokale jane shume larg kritereve per te respektuar dhe mbrojtur ambientin. “Me duhet t’ju njoftoj se nga autoritetet vendore pa asnje lloj dallimi politik jane larg lartesise se duhur per sa i perket problemit te ujit dhe administrimit te tij dhe per sa i perket pastrimit”, u shpreh Berisha duke shtuar se kjo do te jete nje tjeter perparesi. Infrastruktura rrugore dhe ambienti eshte nje ceshtje e lidhur ngushte me turizmin. Kryeministri ka theksuar se prioriteti kryesor per gjithe vendi eshte krijimi i kushteve te nevojshme per nje nivel sa me te larte turizmi. Ai u ndal ne fluksin turisteve gjate ketij viti dhe u shpreh se duhen krijuar kushtet rrugore per ta shtrire ne te gjitha zonat turizmin. “Ky fluks i madh qe sjell ne Shqiperi, keta miliona e miliona vizitore, ne kete vend gjeografikisht te vogel duhet te kene mundesi ta vizitojne, te njihen me te sa me shume dhe jo vetem ne ujerat dhe brigjet e tij, por me te gjithe pasurite e tij te medha”, u shpreh Berisha.
SHPENZIMET
“Zoterinjte kane raste e kane konceptuar bashkine apo komunen e vet si qender punesimi, plehrat notojne, ata punesojne krushqira dhe farefisnia, kjo do te marre fund, absolutisht nuk do te paguhet as edhe nje rroge e vetme nga kjo qeveri ne asnje komune apo bashki pa zgjidhur ceshtjen e menaxhimit te ujit e ceshtjen e pastrimit te territorit”, tha Berisha.
Kujdes per turizmin
“Nuk mund te me thote se ka qene ne lartesine e duhur, prefekti i bashkise, ne territorin e te cilit njerezit kane ikur nga zhurmat. Ky eshte nje bum turistik i pa pare, por ka pasur dhe ky problematiken e tij. Une mora nje aspekt dhe ne do ti qendrojme ketij aspekti me forcen me te madhe te ligjit, do te mbajme qendrime dhe do t’ua them ketu zoterinj duke filluar nga prefekti. Nuk mund te bejme anti-reklame dhe nuk mund te pranojme nje situate teresisht surrealiste, ndaj dhe ceshtjet e mjedisit te zhvillimit dhe mbrojtjes se tij duhet te jene ceshtje paresore per ju”, tha Berisha.