E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tirana, nje mundesi fitimprurese per investitoret e huaj”

Arsyet qe agjencite nderkombetare turistike dhe mediatike japin qe te huajt te vizitojne Shqiperine, jane te shumta dhe bindese. I tille eshte edhe rasti i pasurive te paluajtshme, qe sipas agjencise “Helium” perfaqeson nje mundesi teper te mire investimi per te huajt.
Ne shkrimin e djeshem, “Helium” u rekomandon lexuesve te saj te investojne ne Shqiperi ne kete sektor qe po lulezon dita dites, kjo fale hapave pozitive qe ka hedhur vendi gjate ketyre viteve e qe kane sjelle jo vetem perfitime ne infrastrukture, por edhe nje fluks te madh investitoresh te huaj. Ajo qe eshte e rendesishme te theksohet sipas Helium edhe se gjasat qe Shqiperia te pranohet ne Bashkimin Evropian rreth vitit 2014 jane te medha, po te shikosh edhe fluksin e jashtezakonshem te fondeve te bllokut dhe investimeve ne vend. Ajo cka kjo agjenci parashikon eshte se me rritjen e investimit te huaj ne vend cmimi i pasurive te paluajtshme do te rritet duke cuar nga ana tjeter edhe ne daljen ne pah te nje shtrese te mesme njerezish ne kryeqytet, ku do te perfshihen edhe shume banore te huaj. Zonat me prioritare dhe me te mira per te investuar sipas kesaj agjencie jane Dajti, Kashari dhe Selita ku kjo shtrese do te preferoje te bleje ose te marre me qera apartamentet qe jane ndertuar ose po ndertohen. Ndaj sipas “Helium” investitoret e huaj duhet te marrin ne konsiderate kete vend qe perben per ta nje investim fitimprures dhe afatgjate. Nuk eshte hera e pare qe agjenci te ndryshme me fame boterore, gazeta dhe revista, por dhe institucione prestixhoze kane ofertuar te gjithe bizneset e huaja, duke u prezantuar atyre hapesirat e pamata, lehtesirat ligjore dhe sigurine e garantuar per te hedhur investimet e tyre ne Shqiperi, ne fushen e turizmit, ne industri dhe ne fushat te tjera me interes te jashtezakonshem per te gjitha palet. Por ftesa e bera nga ana e agjencise “Helium” ka qene me te vertete e drejtperdrejte, madje e shoqeruar dhe me nje karte te forte, ate te integrimit te Shqiperise me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian. Pikerisht nje fakt i tille eshte perdorur nga kjo agjenci per te joshur te gjithe investitoret e huaj qe te hedhin parate e tyre pa frike dhe te sigurte ne Shqiperi, dhe kete radhe ne biznesin e pasurive te paluajtshme. Nje ftese e cila vjen pikerisht vetem nje jave pas studimit te Newsweek, i cili e rendit Shqiperine ne vendin e 57, nder 100 vendet me te mira per te jetuar, tha se Parlamenti i Shqiperise ka bere nje pune intensive, ku vetem kete vit jane miratuar mbi 250 ligje e vendime, pjese e reformave te medha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›