Kuvendi, ndryshon pamje pas 60 vitesh
Sesioni i ri i parlamentar do te nis ne nje salle krejtesisht te re. Godina ku zhvillohen seancat parlamentare eshte rikonstruktuar krejtesisht gjate pushimeve te veres. Nje pune kolosale e gjate muajit te fundit do te beje mundur pasjen e nje salle brenda standardeve duke ndryshuar pamjen e godines qe ka qendruar e paprekur prej 60 vitesh. Nderhyrjet jane bere qe nga tavani masiv i godines 450 metro katror dhe deri te bodrumet dhe tunelet e nendheshme. Duke ruajtur origjinalitetin e nderteses ne salle jane krijuar dhe hapesira te vecanta per gazetaret dhe per delegacionet, duke e bere kete institucion brenda standardeve qe kane te gjitha institucionet e tjera te ngjashme ne Evrope. Zyra e shtypit e Kuvendit bene te ditur se salla eshte pajisur me nje ndricim te ri, i cili jo vetem eshte me cilesor, por edhe me ekonomik duke qene se kursen 40 % te energjise qe harxhohej me pare. Eshte punuar gjate gjithe muajit gusht, dhe cdo detaj i punimeve eshte ndjekur dite pas dite. Jane kryer qindra meter kub germime e suvatime, ne mjediset e salles. Eshte punuar 24 ore ne 24 dhe shpeshhere jane hasur edhe veshtiresi te medha dhe pengesa te papritura gjate punimeve. Vecanerisht nje pune e madhe eshte realizuar edhe ne tunelet poshte salles se seancave. Krahas punes per rikonstruksionin e salles jane kryer edhe shume punime te tjera per krijimin e mjediseve te ndryshme brenda godines per gazetaret deputetet e te ftuarit. Nje pune rrenjesore eshte bere ne zyra, korridore e salla. Po rikonstruktohen te gjitha lozhat, lozha e gazetareve, si dhe mjedise te reja qe i sherbejne punes se deputeteve.