Berisha: Privatizimi i ARMO-s, sukses
Parlamenti shqiptar u përfshi në debate të ashpra gjatë diskutimit të aktit normativ të qeverisë për dhënien e të drejtës kompanisë Albpetrol për të shitur naftën e saj me cmime të bursës. Me këtë ndryshim ligjor Albpetrol fiton atë të drejtë që KESH e ka marë prej kohësh. Ka mjaftuar ky akt normativ që akuzat në Parlament të shkonin deri në krahasimet me Hugo Cavesin. Para votimit ka ndërhyrë kryeminisri Sali Berisha i cili u kërkoi opozitarëve që për qëllime politike të mos sulmojnë kompanitë e biznesit.
"Nuk bëhet kështu, se kështu i largoheni pushtetit me kilometra. Ua them unë ju,doni ti kallni datën biznesit? Jo more zotëri, nuk i kallet data biznesit në këtë mënyrë. Ju jeni opozitë, ju jeni për të qëndruar kundër arbitraritetit të autoriteteve ndaj biznesit, po jo për të sulmuar biznesin me aksionet e tij. Sa e privatizuat ju ARMO-n, 13 mln mund të shtojë. 130 milionë u privatizua, kur sot...more zotëri....sot janë me qindra industri në botë që kanë falimentuar, dhe ajo nuk ka falimentuar, po funksionon. Po pse thoni dhatë monopol ju kur nuk ishte monopol, kur e detyruam të shesë në mënyrë të barabartë të gjitha kompanive të tjera. Monopol nuk ekziston, sepse është kjo qeveri që ndalon në datën 1 janar të 2010, tregtinë e D2 në Shqipëri. Ku është monopoli tani, më thoni pak? Prandaj dhe industritë dhe kompanitë mos i ngatërroni me politikën. Lërini ato të bëjnë biznesin, politikën e bëni me ne. Ja ku jam unë, më keni të pranishëm sa herë të doni, ministrat janë këtu. Bëni politikë me ne, jo me biznesin", tha Sali Berisha, kryeministër.
Në vijim u zhvillua procesi i votimit dhe deputetët miratuan aktin normativ të qeverisë. Kështu Albpetrol do të mundet të shesë produktin e tij me cmimet e bursës.
Adi Darsi