E Diel, 1 Nëntor 2026

Tony Blair në Kosovë, pritje me ceremoni shtetërore

Gjate pasdites, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe dhe miku i madh i shqiptarëve, Toni Bler, ka mberitur për një vizitë në Kosovë, ku para ndërtesës së Qeverisë së Prishtines është pritur me nderime të larta nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Takimin e pare Bler e pati me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me pas me Presidentin, Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi. Te premten, Bler do t’i drejtohet me një fjalim edhe Kuvendit të Kosovës në një seancë plenare, e cila është thirrur për nder të tij. Më pas ish-kryeministri Toni Bler, ashtu si edhe në vitin 1999, do të dalë para ndërtesës së Qeverisë për t’u takuar me qytetarët.

Gjatë kësaj vizite Universiteti i Prishtinës do t’i dorëzojë çmimin “Doctor Honoris Causa”, ndërsa presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, do ta nderoje me “Medaljen e Artë të Lirisë”.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›