E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lezhë, arrestohet gardiani, furnizonte me karikues të burgosurit

Një gardian i burgut të Lezhës u arrestua mbrëmjen e sotme, pasi u kap teksa po furnizonte me karikues celularësh të burgosurit.

Sipas informacioneve mësohet se është arrestuar Shkëlqim Shabani, gardian në burgun e Shën Kollit në Lezhë pasi u kap në flagrancë me një sasi karikuesish të cilat ua shpërndante personave të cilët vuanin dënimin në këtë burg.

Policia thekson se arrrestimi i tijë është bërë pas një hetimi disa mujor nga SHKB-ja e cila ka gjetur në kasfortën e gardianit dhe 12 karikues celularësh.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen të gjitha materialet në ngarkim të gardianit të burgut të Shën Kollit iu kaluan Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›