E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana bën mrekullinëmund 1-0 hungarezët e ZTE

TIRANE- Tirana ka bërë mrekullinë, duke u kualifikuar për në turin e dytë të Europa League, pas fitores 1-0 ndaj hungarezëve të ZTE-së. Takimi i kthimit i zhvilluar në Hungari ka kualifikuar për më tej skuadrën bardheblu. Goli i Erando Karabecit në minutën e 107-të ka kaluar në turin e dytë skuadrën shqiptare, e cila ka treguar edhe këtë herë se mbetet eksperte në kompeticionet ndërkombëtare.

Starova ka patur në dispozicion një skuadër të përgjysmuar, por ia ka dalë mbanë të sigurojë kualifikimin. Në “Qemal Stafa”, Tirana barazoi 0-0 dhe në Hungari pritej ta kishte shumë të vështirë. 90 minutat e kohës së rregullt kanë përfunduar në barazim pa gola dhe për të caktuar fituesin është dashur koha shtesë. Bardheblutë janë mbajtur mirë dhe në minutën e 107-të, Erando Karabeci ka arritur të shënojë golin që vlen kualifikimin për më tej.

Tirana do të ndeshet në turin e dytë me holandezët e Utrehtit, një nga skuadrat më të forta të këtij vendi. Ndërkohë, skuadra tjetër shqiptare, Laçi i ka dhënë fund me turp aventurës në Kupat e Evropës, duke u mundur thellësisht 7-1 nga bjellorusët e Dnjepr Mogilev, pas barazimit 1-1 në Shqipëri. Skuadra kurbinase ka pësuar tre gola në pjesën e parë, ndërsa Nimani ishte ai që shkurtoi shifrat kur rezultati ishte 4-0. Por, bjellorusët shënuan edhe tre gola të tjerë në 10 minutat e fundit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›