E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Problemi kryesor i shëndetësisë, menaxhimi. Rama: Ja menaxhimi juaj

“Problemi kryesor në sistemin shëndetësor mbetet menaxhimi”. Kështu u shpreh kryeministri Berisha gjatë konferencës rajonale të politikave shëndetësore, e organizuar nga OBSH-ja në Tiranë sot paradite. Sipas kryeministrit, nevojat nuk përballohen duke shtuar buxhetin, por duke menaxhuar më mirë fondet e disponueshme.

Erdhëm nga një sistem dizastër në këtë plan, pa menaxhim nuk ka sukses. Janë bërë disa hapa përpara të rëndësishëm, dekani i ri më dërgon një projekt për të hapur degë apo fakultet për menaxhimin shëndetësor, e mbështes plotësisht. Nuk përballohen nevojat duke rritur gjithnjë buxhetin, ato përballohen duke shfrytëzuar në mënyrën më racionale fondet e disponueshme, kërkohet plejadë e re menaxherësh, tha Berisha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesocialistit Rama përmes Tuiterit. Rama e ka cilësuar absurde fjalën e Berishës për progresin në shërbimin shëndetësor, për gjendjen e të cilit ka postuar edhe një fotot të ditëve të fundit.

Shërbimin do e blejë shteti dhe do e ofrojë për të gjithë, rruga e sotme çon vetëm drejt rrënimit të mëtejshëm dhe lë jashtë të pasiguruarit, thotë Rama në Tuiter. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›