E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, vetëhelmohet 18-vjeçarja

Ambulanca / Foto arkiv

Muaji maj po shënon një numër të lartë të personave që po i japin fund jetës duke u vetëvarur apo dhe vetëhelmuar.

Një ndër rrethet më problematike është edhe rrethi i Lezhës. Ndërkohë që sipas burimeve policore, pak ditë më parë një 50-vjeçar është gjetur i vetëvarur, ditën e djeshme një adoleshente i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Burime policore kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Pllanë të Lezhës, ku është vetëhelmuar duke konsumuar një sasi fotoksine 18-vjeçarja Dorela Hasani.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan adoleshenten në marrjen e këtij vendimi ekstrem. Policia e Lezhës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. / Lindita Kokaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›