E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, përleshje në burg, 2 të plagosur

Përleshje mes dy grupe adoleshentësh në Institutin e Riedukimit për te miturit në Kavajë. Si pasojë e përleshjeve ka mbetur i plagosur 16-vjeçari Xhuliano Hajrullahu nga Durrësi i cili është qëlluar me mjete të forta . Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme dhe në këtë përleshje janë përfshirë 16 të dënuar të cilët janë përplasur fizikisht duke përdorur edhe gurë. Mësohet se një i mitur tjetër ka marre fraktura dhe është mjekuar në ambulancën e këtij burgu. Duke qenë se 16-vjecari ka marrë plagë të rënda në kokë është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe më pas është përcjellë për t'u kuruar në spitalin e burgut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›