E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Projekti i 35 katesheve te Liqeni monument i korrupsionit- Piramida e diktatorit do behet Parlamenti i Demokracise

25-10-2010 / Gazeta 55

Shefi i ekzekutivit garanton qytetaret e Tiranes se projekti te Parku i Liqenit nuk do realizohet asnjehere duke e konsideruar kete si tentativen me te madhe te korrupsionit 20-sh permes kullave 35 kateshe


Zgjedhjet ne Trebinje kryeministri Fitorja e koalicionit PD-LSI tregon rritjen e besimit tek koalicioni i integrimit. LSI Zgjedhesit votuan alternativen e zhvillimit dhe integrimit


Kryeministri Sali Berisha garantoi sot qytetaret e Tiranes se sdo lejojet te ndertohet asnje pallat ne zonen e Parkut te Liqenit lartesia e te cileve shkon ne 35 kate. Duke iu referuar projektit te shume diskutuar qe u konvertua ne objekt debatesh akuzash dhe kunder akuzash mazhorances opozite pas zbulimit te skemes mafioze te udhehequr nga Edi Rama dhe lsquolepujt e tij. Kreu i qeverise u zotua sot ne ne mbledhjen e grupit te Partise Demokratike se nuk do te lejoje te ndertohet me asnje pallat shumekatesh ne Tirane koka e te cilit te zgjatet mbi te tjerat. Berisha garantoi se nuk do te lejoje projektin tek Liqeni. Po u del dhe shtylla e turpit apo monumenti i 20-shit 35 kateshet te Liqeni qe ju garantoj se nuk do te ndertohen. 35 kateshi eshte monumenti i korrupsionit maja e 35-kateshit duket nga i gjithe vendi- garantoi shefi i ekzekutivit. Kryeministri Berisha theksoi se eshte vendosur se ne vend te godines se Piramides ne Tirane do te ngrihet parlamenti i ri. Sipas kryeministrit ndertimi i parlamentit te ri nuk eshte thjesht nje vullnet por eshte nje domosdoshmeri. Ky vend i cili vuajti per 50 vjet diktaturen me te eger dhe izoluese te Evropes eshte i etur per nje tempull te demokracise sikunder eshte parlamenti dhe duhet ta kete. Eumlshte ne dinjitetin e vendit te kete ndertesen e Parlamentit. Fati e dha qe terreni te jete aty ku e premton. Nuk mundet qe ne mes te Tiranes te rrije piramida e ndertuar per te perjetesuar diktatorin me te eger qe e cilesuan si Hitlerin e post-luftes se dyte boterore. Tani piramida duhet ti leshoje vendin Parlamentit. Piramida eshte vendi me ideal per ndertimin e Parlamentit te ri sikunder vendosi edhe nje grup deputetesh. Fillimisht Partia Socialiste ishte dakord me projektin ne fjale por me pas PS kundershtoi projektin. Me cduket ndonje fantazme u shkoi socialisteve ne seline roze e ua nderroi mendjen- u shpreh kryeministri Berisha. Ai shprehu premtimin se parlamenti i ri do te inaugurohet ne 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise ne shenje nderimi te heronjve te kombit qe ne stuhite e kohes dhe ne lufte me shovinistet fqinje shpallen Shqiperine te pavarur. Do behet cdo gje qe parlamentin e ri ta inaugurojme ne nderim te 100 vjetorit te Pavaresise se vendit ne nderim te tere atyre burrave te mencur shqiptare qe ne koherat me te stuhishme shpallen pavaresine e territorit shqiptar nga idete per ndarje qe vinin nga fuqite e huaja. Qeveria do te mobilizoje cdo gje dhe eshte e rendesishme qe Komiteti te veproje cdo dite ne menyre qe shqiptaret ta shohin parlamentin e ri ne sa me shpejt- deklaroi me tej kryeministri Berisha. Krahas ndertimit te Parlamentit te ri nen kujdesin e kryeministrit Berisha eshte edhe nje projekt tjeter ai i ndertimit te stadiumit bashkekohor i cili sikurse Parlamenti do te inaugurohet me 28 Nentor te vitit 2012-e. Nderkaq me tej gjate mbledhjes se grupit kuvendor kryeministri Berisha percolli edhe shqetesimin e studenteve per problemet qe vijne nga moskuptimi i sistemit te Bolonjes ne arsim dhe Masteri pas tre viteve te universitetit. Ne kete sens kryeministri i beri thirrje Ministrise se Arsimit qe te mos kete kufizime per Masterin. Qellimi i sistemit te Bolonjes nuk eshte qe te ndale studentet andaj ministria e Arsimit te marre masa per te hequr nga universitetet cdo lloj ngjashmerie me repartet ushtarake ne kuptimin qe cdo student mund ti nderprese studimet dhe te lejohet ti kthehet universitetit kur ai te kete mundesi pasi sikunder tha kryeministri ka ngjarje njerezore qe i detyrojne studentet te ndjekin nje rruge tjeter. Sipas kryeministrit studentet duhet te kene te drejten ti rikthehen universitetit kur ata te kene mundesi duke bere thirrje qe universitetet nuk duhet te funksionojne si repart ushtarak. Kjo gje i ben me te sigurt universitetet tona sikunder u jep mundesi studenteve qe per ngjarjet e tyre gjate studimeve te mos humbasin te drejten e mbarimit te studimeve dhe ky eshte nje standard perendimor- tha Berisha.


Zgjedhjet ne Trebinje Berisha Fitorja e koalicionit PD-LSI tregon rritja e besimit tek koalicioni i integrimit


Kryeministri Berisha i ka cilesuar zgjedhjet ne Trebinje si te nje rendesie te vecante dhe i ka bere thirrje kreut te PS-se Rama ti njoh rezultatet. Duke folur ne mbledhjen e grupit te PD-se kryeministri Berisha theksoi se fitorja e koalicionit PD-LSI tregon rritja e besimit tek koalicioni i integrimit Zona ka qene e PS-se dhe me fitoren e koalicionit PD-LSI nis edhe ndryshimi i madh elektoral. Prandaj ftoj Ramen qe te njohe rezultatet dhe i garantoj atij qe kudo do te kete nje proces te lire dhe te ndershem theksoi me tej Berisha. Me tej kryeministri Berisha theksoi se gjithashtu garanton edhe zgjedhesit e Mokres qe autostrada Qafe Plloce-Qukes do te vazhdoje pa nderprerje duke shtuar se ai gjithashtu i garanton ata per ndertimin e nje Mokre turistike.


LSI Zgjedhesit votuan alternativen e zhvillimit dhe integrimit

Levizja Socialiste per Integrim ka pershendetur zgjedhjet e zhvilluara ne komunen Trebinje ne Pogradec. Ne nje konference per shtyp sekretari i pergjithshem ne LSI Luan Rama pasi ka falenderuar votuesit e kesaj komune per besimin qe i dhane koalicionin PD-LSI theksoi se ne komunen Trebinje fitoi koalicioni i integrimit. Ai gjithashtu e ka cilesuar garen per kryetar komune ne kete komune si korrekte dhe ka falenderuar edhe kandidatin e PS-se Behar Kastrioti.
Nderkohe ne zgjedhjet e se dieles ne Komunen e Trebinjes ne Pogradec kandidati koalicionit PD-LSI Feim Jashallari ka fituar me nje rezultat te ngushte prej 76 votash kundrejt kandidatit te PS-se dhe rivalit te tij Behar Kastrioti. Zona e Trebinjes eshte njohur gjithmone me elektorat te saj te majte. Por zgjedhjet e djeshme konfirmuan rritjen e besueshmerise ndaj qeverise Berisha dhe mazhorances qeverisese ne teresi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›