Kromi 16 milione euro buxhetit ne vit
Me nje xhiro biznesi 150 milion euro per vitin 2009 industria e kromit fale situates se favorshme te tregjeve po behet nga me te rendesishmet e ekonomise se vendit dhe e eksportit. Vetem vitin e kaluar kjo industri ka paguar si rente minerare 16 milion euro. Zevendes ministri i ekonomise Neritan Alibali duke ju referuar shifrave thote se konkurenca per shfrytezimin e kromit eshte e larte.
Rrezervat e nxjerrshme te kromit ne Shqiperi jane rreth 16 milione tone prej te cilave rreth 12 milione tone jane mbuluar me 164 leje minerale ne te cilat hyne edhe koncensioni. Gjate vitit 2009 jane nxjerre rreth 300 mije ton tha Alibali.
Sipas perllogaritjeve per cmime mbi 200 dollare per ton te nxjerresh krom eshte me leverdi. Vitet e fundit cmimet kane ofruar mundesi shume me te larta fitimi.
Ne vitin 2008 shkoi rreth 570 dollare toni. Ra ne 420 ne vitin 2009 dhe pastaj ka rritje te luhatshme por ka nje trend rritjeje te cmimit te kromit tha Alibali.
Shifrat zyrtare thone se ne kete industri deri me tani jane investuar rreth 100 milion euro. Por ne shume raste kriteret e shfrytezimit te kesaj industrie nuk jane zbatuar dhe masat per zoteruesit e lejeve minerare nuk kane munguar.
Ne vitin 2008 ne hoqem rreth 20 leje minerale. Kemi vazhduar te heqim leje minerale atehere kur nuk jane plotesuar kushte. Ne nuk kerkojme te marrim masa te tilla drastike por kemi vepruar edhe nepermjet penalizimeve tha Alibali.
Ne industrine e kromit jane te punesuar zyrtarisht mbi 500 veta por shifra reale mund te jete shume me e larte. Disiplinimi i ketij biznesi po synohet te behet me nje pakete voluminoze nenligjore e cila ploteson ligjin e ri minerar.
Adi Darsi