Basha me te rinjte Te mbetemi ne pararoje te shoqerive te informuara per rregullat e levizjes se lire

Schengen-i ministri i Brendshem vijon turin e informimit te Aleks Buda ne Laprake
Ne nje takim me nxenes te Shkolles se Mesme te Pergjithshme Aleks Buda ne Laprake Tirane ministri i Brendshem Lulzim Basha kerkoi bashkepunimin e te rinjve ne fushaten per informimin sa me te mire te shoqerise shqiptare mbi levizjen e lire ne hapesiren Schengen. Ju ftoj te beheni pjese e kesaj fushate ne menyre qe ne te mbetemi ne pararoje te shoqerive te informuara persa i perket te drejtave dhe detyrimeve te levizjes se lire- u shpreh ministri Basha.
Ne pergjigje te interesimit te te rinjve Ministri Basha dha sqarime mbi rendesine e respektimit te kushteve te levizjes se lire per te shmangur penalitetet e parashikuara ne rast te shkeljeve te tyre.
Ministri Basha sqaroi se nuk ekziston asnje kusht financiar per te levizur lirisht ne hapesiren Schengen por cdo person qe udheton ne rast se i kerkohet nga autoritetet policore duhet te bashkepunoje ne mirebesim te plote dhe te sqaroje motivet e levizjes dhe menyren sesi do te perballoje qendrimin e parashikuar ne vendet e zones Schengen.
Duke iu referuar interesimit te nxenesve mbi mundesite per te studiuar ne nje nga vendet e zones Shengen pertej afateve qe parashikon levizja e lire ministri Basha shpjegoi se pas fillimit te levizjes se lire marrja e nje vize studimi apo qendrimi do te jete shume me e lehte se me pare e njeheresh kerkoi trajtimin me pergjegjshmeri nga ana e te rinjve te te drejtave te levizjes se lire.
Deshiroj te nenvizoj kenaqesine e sinqerte qe ndjej ne shpirt qe me shume se cdo kategorie tjeter procesi i heqjes se vizave do ti sherbeje te rinjve shqiptare studenteve dhe gjimnazisteve shqiptare sepse ju e meritoni ne cdo dimension kete levizje te lire dhe perfitimet qe vijne nga kjo sepse ju misheroni vlerat me te mira te shoqerise shqiptare vlerat qe na bejne krenar qe ne fytyrat tuaja secili prej jush dhe te gjithe se bashku prezantoni para qytetareve te Bashkimit Europian. Perdoreni maksimalisht kete liri me te dyja duart per te zhvilluar kete vend per te realizuar endrrat tuaja dhe endrrat e shume e shume te tjereve qe nuk arriten dot ta shohin prandaj shfrytezojeni me te gjithe lirine e shpirtit tuaj me te gjithe energjine tuaj por me te gjithe pergjegjesine qe karakterizon brezin tuaj sepse kjo do ti vleje me se miri te ardhmes europiane me te cilen brezi juaj e ka lidhur pazgjidhmerisht te ardhmen e vet- deklaroi ministri Basha ne kete takim.