E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Projekti i arroreve me tranformuesi i prodhimit te fruti-kultures

Nën drejtimin e kryeministri Berisha sot u mblodh Task Forca e Arrorëve dhe Shegës, ku u diskutua për punën e bërë deri më tani nga grupi i punës dhe specialistët për gjendjen e studimit të këtij projekti të rëndësishëm. Në fjalën e tij kryeministri tha, se ky është një nga projektet më të rëndësishme në historinë e vendit dhe projekti më transformues i prodhimit të fruti - kulturës në vend dhe tashmë duhet të nisë puna për përshtatjen e tij me kushtet reale të vendit.

Duke vlerësuar materialet e botuara të cilat përbëjnë një bazë serioze solide, kryeministri theksoi se promovimi i këtij projekti duhet të shumëfishohet . “Ne duhet të bëjmë gjithçka për të bindur fermerin shqiptarë në leverdinë më të madhe se te çdo gjejnë tjetër do ta gjejnë në mbjelljen e drurëve frutorë arrorë. Ne duhet të krijojmë konceptim e krijimit të pyjeve me arrorë”, u shpreh kryeministri. Ai theksoi se duhet bërë gjithçka për të përshtatur e për të mobilizuar të gjithë potencialet energjitë tona për suksesin e këtij projekti.

Ministri i Bujqësisë Genc Ruli në fjalën e tij theksoi se puna po vijon me analizat e tokës, analizat agrokimike, biologjike, analizat e kushteve klimatike, si dhe po vlerësohet dhe inpakti ekonomik që do të ketë implementimi i këtij projekti. Ai tha se po përfundon përcaktimi i zonave ku do të mbillen arrorët, po përcaktohet ndërhyrja në blloqet ekzistuese dhe përcaktimi i strukturave varietore me kultivarë ekzistues autoktonë, por po shqyrtohen edhe mundësitë për të futur varietete të huaja që përshtaten me kushtet klimatike dhe tokësore të vendit.

Ministri Ruli theksoi se do të zhvillohen takime dhe diskutime edhe me grupet e interesit si një element i rëndësishëm ky edhe i fushatës së promovimit dhe ndërgjegjësimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›