Pendohet Almir Rrapo, pranon vrasjen në SHBA
TIRANE- Ish-zyrtari i Ministrisë së Jashtme. Almir Rrapo është vetëshpallur fajtor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pranuar shumicën e akuzave lidhur me veprimtarinë e tij kriminale në territorin e SHBA-së.
Fakti është zbuluar nga investigimet e gazetarit amerikan Kevin Heldman lidhur me personazhet kryesorë të botës shqiptaro-amerikane të krimit.
“Pas presionit nga ana e prokurorëve të SHBA-së dhe rrezikut serioz për jetën e tij, Almir Rrapo, i arrestuar në ambasadën e SHBA-së në Tiranë një vit më parë dhe i ekstraduar me urgjencë përtej Atlantikut, në bazë të marrëveshjeve midis dy shteteve ka pranuar bashkëpunim për të lehtësuar dënimin.” Shkruan sot “Gazeta Shqiptare” e cila prej disa ditësh boton pjesë të investigimeve të gazetarit amerikan.
Gazetari amerikan shkruan se Almir Rrapo ka fituar statusin e të penduarit, ka pohuar akuzat për ekzekutimin e Erion Shehut, rrëmbim personi, grabitje dhe shpërndarje marijuane"
28 vjecari nga Tirana, nëpunës në MPJ, jo në trupin diplomatik, u arrestua vitin e kaluar brenda në ambasadën amerikane me kërkesë të autoriteteve amerikane. Gjykata e Strasburgut i kërkoi Shqipërisë të mos e dorëzonte në një vend, ku është në fuqi dënimi me vdekje, por ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani firmosi ekstradimin dy ditë para se Gjykata e Lartë të pezullonte vendimin e ekstradimit. Në këtë moment, Rrapo ishte çuar në burg në SHBA.
(Detajet mund ti lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/balkanWeb)