Makina përplas bicikletën, vdes 48 vjecari
FUSHE KRUJE-Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e së enjtes në aksin Fushë Krujë-Ishëm. Shtetasi 48 vjecar, Behar Xhaferri 48 vjec u përplas për vdekje nga automjeti me targa KR7224 A.
48 vjecari ishte duke kaluar me bicikletë kur është përplasur nga automjeti me targa të Kruës.
Policia shoqëroi drejtuesin e automjetit ndërsa dërgoi në morgun e spitalit trupin e Xhaferrit. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që i mori jetën 48 vjecarit.
(d.b/BalkanWeb)