E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup Levizja Zgjohu me fushaten Pusho Shqip

Lëvizja qytetare “Zgjohu” në bashkëpunim me ambasadën e Shqipërisë në Shkup edhe sivjet do ta vazhdojnë fushatën me moto “Pusho shqip”.

Qëllimi i kësaj fushate është stimulimi i shqiptarëve, por edhe qytetarëve tjerë nga Maqedonia për të kaluar pushimet vjetore në qendrat e njohura turistike shqiptare.

Ambasadori shqiptar në Maqedoni Arben Çejku numëroi angazhimet që po i bën Shqipëria për tërheqjen e turistëve të huaj. Me këtë rast ai theksoi se bregdeti shqiptar po bhet gjithnjë e më atraktiv për turistë nga të gjitha vendet e Evropës.

Fushata “Pusho Shqip” realizohet për herë të dytë në Maqedoni, kurse këtë vit do të zgjerohet edhe në Kosovë. Realizimi kësaj fushate mes tjerash kontribuoi që vitin e kaluar numër rekord i turistëve nga Maqedonia të pushojnë në bregdetin shqiptar. Shqipëria tre vitet e fundit me radhë është destinacioni më i preferuar i turistëve nga Maqedonia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›