E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Projekti tre vjecar per te rinjte Rozeta Rapushi

Qeveria do te marre persiper se shpejti, te perballoje shpenzimet, kontributet sociale, sigurimet shoqerore per cdo te ri, per tre vite me radhe ne cdo sipermarrje. Keshtu siguroi dje, kryeministri Sali Berisha, para te rinjve ne qytetin e Durresit. I pranishem ne ceremonine e anetaresimit te 3000 te rinjve ne Partine Demokratike ne Durres, kreu i qeverise zbuloi edhe projektin me te ri per ta. “Qeveria vendos se shpejti, qe te perballoje shpenzimet, kontributet sociale, sigurimet shoqerore, per secilin prej jush, per cdo te ri, per tre vjet me radhe, ne cdo sipermarrje. Ndaj dhe une ftoj sipermarresit e Durresit, te Tiranes, te mbare Shqiperise, ftoj sipermarresit nga Evropa dhe mbare bota, te vijne ne Shqiperi, ketu te punesojne te rinjte shqiptare dhe te njihen me aftesine, energjine, ndershmerine, kualifikimin, te shnderrojne ne realitet, endrrat me te bukura te tyre”, - u shpreh kryeministri. Nga ana tjeter, kreu i qeverise u shpreh i sigurt se ne 23 qershor, shqiptaret me vote, do te lene Edi Ramen, me testamentin e eterve te tij, nderkohe qe Shqiperia do te ece drejt Evropes. “Po shkojme drejt fushates elektorale. 23 qershori eshte festa e madhe e lirive tona, e votes se lire, e fitores sone te thelle, e ndryshimit te madh, e Shqiperise se zhvilluar, e Shqiperise Evropiane. Me 23 qershor, ne votojme per veten tone, votojme per ndryshimin e kater viteve qe vijne, votojme per Durresin, Shqiperine e zhvilluar, per Durresin, Shqiperine Evropiane. Me 23 qershor, me voten tone, me energjine tone, ne shembim murin e bllokimit dhe do te leme Edi Ramen, me testamentin e eterve te tij, do te ecim drejt Evropes pa na ndal askush here tjeter”, - theksoi kreu i qeverise. Ai permendi se cdo fushate elektorale te fituar nga Partia Demokratike, ka pasur si arkitekte te rejat dhe te rinjte e Shqiperise. “Ndaj dhe duke filluar qe neser, se bashku me njerezine, me forcen bindese, me respektin dhe dashurine per qytetaret e Durresit dhe te mbare Shqiperise, le te trokasim ne, ne cdo zemer, ne cdo mendje, te mbledhim ne cdo vote, te rikthejme ne ne skene ’92, fitoren tone plebishitare, te ecim te sigurt drejte Evropes, drejt zhvillimit, drejt se ardhmes qe meritojme”, - beri thirrje kreu i qeverise. Ai vleresoi se jane te rinjte, qe me energjine, vizionin e tyre bene te mundur qe ne nje hark kohor 6 vjecar, Shqiperia te trefishoje numrin e studenteve, te ece me shpejtesi drejt Shqiperise se dijes, se zhvillimit. “Cdo projekt, publik apo privat qofte ai, per zhvillimin e ketij vendi, ka per gurre, ka per burim endrrat tuaja rinore, realizmin e tyre, shnderrimin e tyre ne realitet, ndaj dhe jam sot ketu, per t’ju premtuar dhe per t’ju dhene juve fjalen e nderit se, qeveria, me qellim qe energjite tuaja entuziazmin juaj vizioni juaj, te shnderrohet ne energjine, entuziazmin, vizionin e zhvillimit te vendit, te beje gjithcka per punesimin tuaj”, - vijoi kryeministri.

TESTAMENTI

“23 qershori eshte festa e madhe e lirive tona, e votes se lire, e fitores sone te thelle, e ndryshimit te madh. Me 23 qershor, votojme per ndryshimin e kater viteve qe vijne, votojme per Durresin, Shqiperine e zhvilluar dhe Evropiane. Me 23 qershor, ne shembim murin e bllokimit dhe do te leme Edi Ramen, me testamentin e eterve te tij, dhe do te ecim drejt Evropes pa na ndaluar askush here tjeter”, - u shpreh Berisha.

Te rinjte e PPE, ne ceremonine e anetaresimeve te reja ne PD

Ne ceremonine e djeshme te anetaresimit te 3000 te rinjve ne PD ne Durres, moren pjese edhe perfaqesues e 100 partive simotra nga Evropa dhe bota. Qe ne fillim te ceremonise, kreu i qeverise Berisha, u rezervoi atyre nje pershendetje te vecante. “Te dashur te reja, te rinj, studente, studente te qytetit te Durresit dhe te mbare Shqiperise. Pershendetjet e mia me te perzemerta per ju, por ne emer tuaj, le te pershendesim ne se bashku perfaqesuesit e 100 partive simotra nga Evropa dhe mbare Bota, qe jane ketu se bashku me ne, per te festuar se bashku me ne, kete dite historike per Forumin e Rinise se Partise Demokratike, per Partine Demokratike, per Shqiperine”, - u shpreh Berisha. Ne kuader te vizites se perfaqesuesve te partive simotra nga Evropa, Kreu i qeverise ka parashikuar edhe nje bashkebisedim me te rinjte e Partive Popullore Evropiane diten e sotme ne kryeministri.

Cara: Te rinjte ne PD, per fitoren e mandatit te trete

Ceremonine e anetaresimit te 3000 te rinjve ne PD ne qytetin e Durresit, e celi dje edhe deputeti demokrat i ketij qarku Igli Cara. “Ne jemi sot ketu, sepse ju po na percillni nje mesazh shume te rendesishem, se ju zgjidhni Partine Demokratike. Ne jemi ndryshimi. Ju falenderoj qe u bete pjese e vlerave tona, qe u bete pjese e ndryshimit dhe angazhimit, per t’i dhene PD-se, mandatin e trete qeverise Ne jemi ndryshimi, perpara, fitore”, - u shpreh Cara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›