Gjykata kritikon ambasadën e SHBA
Gjykata e Rrethit te Tiranes, shprehet e shqetesuar per deklaraten qe nxori te enjten Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, ku u shpreh “e tronditur nga vendimi”. Permes nje qendrimi zyrtar qe beri publik dje paradite, trupa e gjykates tha se deklarata e Ambasades se SHBA ne Tirane eshte shqetesuese dhe nderhyn ne procesin e rregullt ligjor. Ne deklaraten e ambasades thuhej nder te tjera se verdikti i gjykates “ka minuar besimin ne aftesine dhe gatishmerine e sistemit gjyqesor shqiptar per te dhene drejtesi ne menyre te paanshme dhe transparente”. Per gjykaten, “deklarata te tilla mund te jene paragjykuese ndaj ketij procesi te drejte, ligjor dhe te paanshem”.
Qendrimi i plote
Trupa gjykuese e perbere nga gjyqtaret e kesaj gjykate, Besnik Hoxha, Ardjana Beraj dhe Arjana Gumbardhi, pas shqyrtimit te ceshtjes nepermjet nje procesi te rregullt ligjor shpallen vendimin lidhur ceshtjen Nr. 70 Akti dt. 30.04.2012 regjistrimi ne ngarkim te te pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo e Margarit Kume ku keta shtetas u deklaruan te pafajshem lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria ne ngarkim te tyre, ato te: “Vrasjes me dashje te kryer ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave” parashikuar nga neni 79 germa “e” i K.Penal , “Vrasjes me dashje te kryer ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer kunder dy, ose me shume personave”, parashikuar nga neni 79 germa “dh” i K.Penal” dhe “Veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Vendimi i plote duke perfshire arsyetimin dhe argumentet e trupit gjykues ne perputhje me Kodin e Procedures Penale te Republikes se Shqiperise do te zbardhet dhe behet publik brenda afatit ligjor. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane dhe gjyqtaret e saj jane te vendosur per zbatimin e ligjit dhe te angazhuar per shtetin ligjor ne Shqiperi. Ne kete kuader eshte e qarte se i takon tashme institucionit te Prokurorise qe pas zbardhjes se vendimit te vendose se cfare hapash ligjore mund te ndermarre lidhur me kete vendim. Ne kete kontekst, deklarata e Ambasades se SHBA ne Tirane eshte shqetesuese dhe nderhyn ne procesin e rregullt ligjor nepermjet komenteve mbi nje ceshtje perpara zbardhjes se vendimit nga trupi gjykues, perpara qendrimit te prokurorise mbi hapat e mundshem dhe perpara mbylljes se procesit te rregullt ligjor lidhur me kete ceshtje. Deklarata te tilla mund te jene paragjykuese ndaj ketij procesi te drejte, ligjor dhe te paanshem. Duke shprehur vendosmerine dhe angazhimin tone te plote per sundimin e ligjit dhe nje proces te rregullt, te paanshem dhe te besueshem ligjor, bejme thirrje per te shmangur cdo qendrim paragjykues ndaj ketij procesi dhe punes e misionit te gjykates ne pergjithesi”, - perfundon qendrimi i gjykates se Tiranes.
7 shkurt 2013
Deklarata e pare e Ambasades
Jemi te tronditur nga vendimi i Gjykates se Rrethit Tirane per te shpallur te pafajshem dy te pandehur qe u gjykuan per akuza ne lidhje me vdekjen e tre protestuesve me 21 janar 2011. Menjehere pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si nje mike dhe mbeshtetese e popullit shqiptar, iu pergjigjen nje kerkese urgjente te Qeverise se Shqiperise dhe Zyres se Prokurorit te Pergjithshem per asistence ne hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhane ndihme te shumanshme, perfshire ekspertize nga Laboratori Kriminalistik i Byrose Federale te Investigimit, nje nga me te miret ne bote. Pergjate gjykimit te ceshtjes, Shtetet e Bashkuara kane bere vazhdimisht dhe ne menyre konsekuente thirrje per nje hetim dhe proces gjyqesor teresor, gjitheperfshires dhe objektiv. Fatkeqesisht, verdikti i sotem ka minuar besimin ne aftesine dhe gatishmerine e sistemit gjyqesor shqiptar per te dhene drejtesi ne menyre te paanshme dhe transparente.