E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Prokuroria po dekonspiron hetimin

Berisha Te gjendet dora vrasese. Dora e zeze vrau 4 qytetare garda nuk i ka fshehur prova prokurorise

Kryeministri Sali Berisha premtoi dje zbardhjen e plote te vrasjes se 4 qytetareve ne demonstraten e 21 janarit para selise se Kryeministrise duke mos ngurruar te shprehet se do te bashkepunoje me prokurorine. Por sipas tij duhet nje hetim i besueshem gjitheperfshires i plote dhe i paanshem. Gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se kreu i qeverise garantoi familjet e viktimave te 21 janarit dhe te gjithe shqiptaret se hetimet per demonstraten cilesuar prej tij si puc kunder qeverise do te behen deri me nje per te dale ne drite e verteta dhe rrethanat. Para deputeteve ai beri te ditur se perdite po konstatohen tentativa per te sabotuar hetimin per te cilin ai siguroi se nuk do te behet asnje tolerim nga ana e qeverise. Cdo dite botohen ne media dosjet sekrete te hetimit. Fabrikojne ne media akuza te trilluara sic eshte gjoja fshehja e serverit te Gardes se Republikes. Ka gjashte dite qe kjo qeveri i eshte pergjigjur cdo kerkese te ardhur kjo edhe ne dijeni te ekipit qe erdhi per te kontribuar ne kete hetim. Por jane konstatuar shkelje te tjera te renda te procedures dhe marreveshjeve te bera. Qeveria eshte e interesuar me shume se kushdo tjeter per hetim te plote dhe te gjithanshem te rrethanave ne te cilat humben jeten kater qytetare - tha Berisha. Sipas tij qeveria do te bashkepunoje fort per hetimin e plote te rrethanave ne te cilat humben jeten 4 qytetare. Njeri prej tyre paska qene nga rikoshete. Po te tjeret kush i vrau Cila eshte dora e zeze qe i ekzekutoi Keto duhet te sqarohen nje per nje - tha ai. Ai vuri ne dukje se qeveria do te beje gjithcka ka ne dore per te zbardhur te verteten dhe se pengesat ndaj hetimit nuk do te tolerohen. Askush smund te pengoje kete proces jetik dhe smund ta parandaloje ate - tha Berisha duke ftuar qytetaret te kontribuojne ne hetimin e ngjarjes. Duke u ndalur te vrasja e 4 qytetareve Kryeministri akuzoi opoziten si autore te ngjarjeve te 21 janarit.

Gjithcka ishte kjo pjese e skenarit qe une te kaloja mbi kufomahellip do zbardhet kush i solli keta njerez nga emigracioni per te pushtuar Sali Berishen.
Kryeministri hodhi poshte pretendimet per fshehje te provave nga Garda e Republikes kundrejt prokurorise. Kreu i qeverise rikonfirmoi qendrimin per hetim dhe bashkepunim te plote me prokurorine ne zbardhjen e ngjarjes pas mberritjes se prokurorit amerikan ne Shqiperi. Pas ardhjes se prokurorit te SHBA-se qeveria ka vendosur bashkepunim te plote dhe total me institucione te prokurorise se ketij vendi. Natyrisht qeveria eshte dhe mbetet per nje hetim te pavarur te besueshem e gjitheperfshires ashtu sic eshte e domosdoshme edhe ne interesin e popullit shqiptar - theksoi Berisha. Ai gjithashtu i cilesoi si trillime publikimet ne media se garda i ka fshehur prokurorise serverin. Garda ka qene transparente e gatshme ne cdo kohe te bashkepunoje.
Shoke dhe shoqe te ngjarjes se bulevardit po bejne cmos per te ndaluar nje proces jetik hetimin gjitheperfshires te paanshem dhe kjo tregon se 21 janari ishte qartazi nje grusht shteti. Askush nuk mund ta parandaloje kete proces jetik - theksoi me tej Berisha. Sipas Kryeministrit hetimi i kesaj ngjarjeje ne menyre te plote dhe te gjithanshme eshte nje proces jetik per vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›