Kreu i PS-se i trembet deshtimit ne Durres
Durresi prej 20 vitesh ka qene dhe mbetet qyteti ku lidershipi i PS-se gjithmone ka perjetuar deshtimin pasi qytetaria durrsake madje edhe te ardhurit vitet e fundit gjithmone kane votuar PD-ne dhe partite e djathta si alternative. Ate po perjeton edhe Rama ne keto vite ku aktualisht drejton PS-ne. Durresi gjithmone i ka zhgenjyer socialistet ai i ka mundur me voten e tij me indiferentizmin e tij dhe qytetarine qe e karakterizon. Partia Demokratike ne Durres ne shkalle qarku ka fituar bindshem ne te gjitha zgjedhjet madje edhe ne vitin 1997 kur bandat e kuqe arriten te benin presione dhe terror Durresi votoi bindshem per Berishen. Durrsaket kane bere nje betim te perjetshem me PD-ne dhe Sali Berishen ata e treguan kete edhe ne zgjedhjet e 28 qershorit por po e tregojne realisht edhe me bojkotin qe po u bejne thirrjeve te Rames per tubime e protesta. Durresi mbetet qyteti ku dega lokale e PS-se ka qene dhe mbetet e ndare ne klanet pro dhe kunder Rames. Ndoshta kjo mbetet arsyeja qe Rama ngurron te vendose qe Durresi te organizoje protesta pasi e ndien se atje gjithcka eshte e veshtire per te realizuar planet e tij. Dega lokale e PS-se ne Durres ne 2 vitet e fundit ka perjetuar rrjedhje te madhe largimin e mjaft figurave me peshe dhe kontribuues te kesaj partie qysh nga viti 1991 si Natasha Paco Bardhyl Agasi Paqesor Zeneli Zihni Beqiraj Lefter Koka Abdulla Kuqi e dhjetera e dhjetera te tjereve ish-anetare te Kryesise dhe Asamblese se PS-se por qe sot ndodhen ne LSI apo parti te tjera jashte rrethimit te asaj qe Rama e quan Opozita e Bashkuar. Ajo cka ishte paralajmeruar te premten e kaluar edhe ne Durres eshte anuluar nga Rama pas reagimit te kryetarit te deges se PS-se i cili tha Nuk garantojme pjesemarrje te madhe vec zyrtareve te bashkise. Durresi asnjehere nuk ka besuar dhe nuk ka marre ne konsiderate mashtrimet e Rames per rritjen e varferise dhe papunesise kur kjo mbetet realisht genjeshter e turpshme. Durresi ne 5 vitet e qeverisjes se PD-se ka rritur ne masen 50 per qind numrin e bizneseve te reja ka ulur ndjeshem numrin e te papuneve nga 8700 ne vitin 2005-n ne vetem 2800 te tille statistika keto te bazuara nga Drejtoria e Punesimit dhe Perkrahjes Sociale apo kur eshte ulur ndjeshem numri i familjeve qe trajtohen me ndihma ekonomike. Keto jane disa prej argumenteve qe i bejne durrsaket te mos e besojne madje edhe socialistet e thjeshte te mos i binden Edi Rames dhe pasuesve te tij te dale boje. Durresi nuk ju do z. Rama ai ka qene eshte dhe do te jete i gjithi me PD-ne dhe Berishen ndaj mos e lodhni avokatin per te ardhur e takuar postiere dhe sponsore mitingjesh ne kete qytet se eshte humbje kohe.