Prifti pjese e PS-se arsyet e bashkimit pas akuzave

Prifti ne mbledhjen e Opozites se Bashkuar bashkohet me PS. Akuzoi qeverine per korrupsion Prifti shperblehet nga PS-ja
Ne korrik te vitit 2010 ne kunderpergjigje te akuzave te Partise Socialiste per pasurine e tij ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti akuzoi kryetarin e PS-se Edi Rama per perdorim kokaine. Ne ate kohe Prifti deklaroi se e kishte pare me syte e tij Ramen duke pire kokaine ne zyre dhe po ashtu ai nenvizoi se Edi Rama shpenzonte rreth 3 mije euro ne dite per kokainen qe konsumonte. Madje ish-ministri i Ekonomise asokohe i beri ftese publike kreut te PS-se Rama te bente ekspertizen per te verifikuar nese ishte perdorues droge. Por dje krejt ndryshe nga deklarimet e tij te meparshme Prifti ndryshoi qendrim teksa theksoi ne media Prej sot jam pjese e tavolines se opozites dhe do bashkepunoj pa asnje ngurrim pasi nuk mund te vazhdoja me me LSI-ne. Ne ditet e ardhshme do bej nje kerkese zyrtare per tu bere pjese e grupit te Partise Socialiste. Kete deklarate ish-ministri i METE-se e dha pas perfundimit te tryezes se Opozites se Bashkuar ku merrte pjese edhe ai vete. Prifti gjithashtu nenvizoi me tej se iu pergjigj fteses me deshiren me te madhe edhe pse fare pak kohe me pare ai akuzonte ashper kryesocialistin Rama si te droguar dhe njeri pa moral. Diskutuam per situaten per te vazhduar rezistencen paqesore deri ne realizimin e zgjedhjeve te reja politike - tha ai. Por ne kete raport te ri nuk jane kontradiktore vetem deklaratat e meparshme te Dritan Priftit me veprimet e tij te tanishme por edhe akuzat e medha dhe te njepasnjeshme te ngritura me pare nga Partia Socialiste drejt tij duke e cilesuar madje si ministrin me te korruptuar te qeverise Berisha. Atehere kryesocialisti Rama e cilesonte Priftin si njeriun me te korruptuar i cili sipas tij perfaqesonte moralin e kalbur te qeverise ndersa tanime krejt ndryshe dhe papritur ai konsiderohet nga lideri i opozites si luftues i korrupsionit dhe njekohesisht i shprehet mirepritja ne PS. Pjesemarrja e ish-ministrit Prifti ne mbledhjen e Opozites se Bashkuar dhe kerkesa e tij per tu bere pjese e grupit te PS-se duket me te vertete kontradiktore dhe aspak realiste ne arsyet e saj. Per te dhene nje detaj me teper per kete fakt mjaftojme te kujtojme zgjedhjet e kaluara parlamentare ku ende pa u dhene rezultati perfundimtar i tyre nga KQZ-ja Dritan Prifti i kandiduar nga LSI-ja dhe me mandat te fituar deklaroi asokohe Vota ime nuk mund te jete kurre ne favor te kreut te Partise Socialiste Edi Rama. Mandati im personal do te jete kunder Edi Rames qe do te thote qe mund te jete pro Sali Berishes. Per te bere mazhorancen Kryeministri ka edhe mandatin tim - shprehej Prifti. Por sic edhe konfirmoi dje mendimi i Priftit per kryesocialistin ka ndryshuar koke e kembe madje ai beri kerkese per tu perfshire ne grupin e selise roze deputete dhe kryetari i se ciles vetem pak kohe me pare ne kohen kur ai ishte minister i METE-se e cilesonin si personin me te korruptuar ne vend. Edhe kreu i PSV 91 Petro Koci konfirmoi lajmin se Prifti prej dites se djeshme do te jete pjese e Opozites se Bashkuar ndersa shtoi se nder te tjera ne tryeze u diskutua per aksionin politik qe Opozita e Bashkuar do te ndermarre me qellim rrezimin e qeverise. Opozita ka nje vizion te ri qeverises. Ne tryeze u diskutua per aksionin politik me qellim rrezimin e qeverise - tha ai. Ndersa kreu i PDS-se Paskal Milo u shpreh se opozita do te perdore mjete te reja per te larguar qeverine. Sipas tij oferta per mazhorancen jane zgjedhjet e reja vetem ato e nxjerrin vendin nga kriza - perfundoi Milo.
Rama Opozita nuk do te ndalet
Kreu socialist Edi Rama reagoi dje ne nje dalje publike ndaj akuzave te Kryeministrit te vendit i cili ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se akuzoi opoziten si autoren e ngjarjeve te 21 janarit duke i cilesuar ato si te pabaza dhe aspak reale. Sot percollem personin e katert te vrare ne 21 janar ndersa Saliu edhe sot vijoi te shfrynte balte e vrer mbi opoziten prokurorine e shtypin e panenshtruar ndaj tij. Madje iu rikthye akuzes se te enjtes se pare se vrasjet i beri opozita por dhe te vraret e Gerdecit ia faturoi opozites permes njerit nga zedhenesit e tij - u shpreh Rama. Sipas kryesocialistit keto sulme ndaj opozites dhe institucioneve nga Kryeministri jane disa nga faktet qe tregojne se sa e drejte eshte beteja e opozites duke shtuar se rruga e saj do te vazhdoje deri ne zgjidhjen e re te situates. Ne nuk do te ndalemi ne betejen tone per liri dhe te drejta te pangociueshme per drejtesi e liri ne kete vend nuk ndalemi ne rrugen tone drejt nje zgjidhje te re per Shqiperine - tha Rama.