E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Prokuroria të hetojë Ilir Metën që kishte dijeni për krimin

berishaTiranë- Kryeministri Berisha, në daljen e tij të parë publike që nga koha e votimit në mëngjes, akuzoi Ilir Metën, që sipas tij kishte patur dijeni për krimin që ndodhi në Laç dhe nuk paska bërë shumë për ta parandaluar. Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit Gjoni dhe uroi shërimin e shpejtë të dy të plagosurve.

Ai kërkoi hetimin e imtësishëm të ngjarjes, duke thënë se kushdo që është fajtor të mbajë përgjegjësi sipas ligjit. Por Berisha nuk la pa atakuar kryetarin e LSI-së Ilir Meta, i cili nga Lezha deklaroi sot se ai e dinte se do të ndodhte vrasja dhe për këtë kishte njoftuar edhe policinë natën e mbrëmshme.

Unë i kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme që të arkivojë çdo deklaratë dhe të hetojë lidhur me këtë person që paska patur dijeni për një krim dhe nuk ka bërë sa duhet për ta parandaluar atë,- tha ai.

Meta akuzoi zëvendës drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Agron Kuliçajn si të lidhur me bandat e Partisë Demokratike, duke thënë se kishte denoncuar përplasjen dhe dhunën, sipas tij, ndaj aktivistëve të LSI-së në Laç. Në fakt deklaratat e Metës mund të lidhen me faktin se mbrëmë, edhe sipas policisë, mes viktimës Gjoni dhe kandidatit për deputet Fufi dhe personave që i shoqëronin ata, ka patur një përplasje, incidente që në fakt në Laç nuk mbyllen pa shkrehje armësh e cila ka qenë, siç edhe doli, vetëm çështje kohe.

Më herët kryeministri Berisha shkroi dy orë para orës 19:00 në Facebook: Fitoreeeeeeeee! Nr. 44 ju pret te gjitheve! Nr. 44 pret çdo vote! Perpara drejt fitores! sb- shkruan Berisha ne profilin e tij ne FB”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›