Kukan takon Metën: Shpresojmë që procesi të mbyllet në mënyrën më të mirë
TIRANE - Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim në selinë e LSI-së me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi dhe kreun e delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan.
Pas takimit me dyer të mbyllura, zoti Kukan doli në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, ku u shpreh se "ne shpresojmë dhe besojmë që Shqipëria të ecë shpejt drejtë rrugës së saj të integrimit europian. Ne presim që i gjithë procesi zgjedhor të jetë në përputhje me standardet më të mira europiane, si përsa i përket votimit, numërimit si dhe njohjes së rezultateve".
Kukan shprehu besimin që edhe periudha pas zgjedhjeve të jenë ditë ku forcat politike të bashkëpunojnë për të mirën e zhvillimit të vendit.
"Ftoj të gjithë votuesit shqiptarë që të shkojnë në zgjedhje, të ketë një pjesëmarrje sa më të lartë, në mënyrë që të tregojnë që kanë rëndësinë për të ardhmen e tyre. Ne jemi shumë të shqetësuar kur morëm vesh për sa përket incidentit tragjik në Laç dhe do të donim që në çdo rast, dhuna duhet të ketë një përgjigje të sigurt dhe të vendosur për të mos u përsëritur. Ne shpresojmë që ky incident tragjik, me vdekjen e një qytetari, të jetë një rast i izoluar dhe shpresojmë që autoritetet përkatëse të bëjnë çfarë është e mundur që të zbardhet sa më shpejt ky rast në mënyrë objektive", u shpreh Kukan.
Ai tha se është një grup i madh vëzhguesish ndërkombëtarë, kanë ardhur të vëzhgojnë çdo detaj dhe pjesë të procesit të zgjedhjeve në mënyrë sa më objektive në të gjithë vendin.
Kreu i delegacionit të PE-së për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan, përfundoi duke shprehur besimin që "këto zgjedhje në pjesën e mbetur të tyre dhe pastaj, i gjithi si proces, të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe besojmë që edhe pas zgjedhjeve bashkëpunimi të jetë frymë kryesore e të gjitha reformave dhe zhvillimeve që do të ketë Shqipëria".
(er.nu/BalkanWeb)