E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutitë pa u mbyllur ende, PD-ja dhe PS-ja deklarojnë se kanë fituar zgjedhjet

rama-breguTiranë- Ndonëse në shumë zona nuk ka përfunduar ende votim, si Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë shpallur fitoren.

Ishte kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka deklaruar sot se opozita i ka fituar zgjedhjet. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se qëllimi i mandateve do të realizohet, ndërsa i ka bërë thirrje policisë që të vihet në shërbim të qytetarëve dhe jo të qeverisë.

Rilindja ka fituar mbi rrënimin. Aleanca për Shqipërinë Evropiane do ta realizojë objetivin e shpallur të mandateve. E treta, komisionerët dhe KQZ-ja kanë përpara ligji elektoral që përcakton qartësisht modalitet se si duhet të veprohet kur mbërrihet limiti kohor, ora 19:00 dhe kur ka ende zgjedhës. Vetëm zgjedhësit që presin kanë të drejtën e votimit. Qëndra të hapur në pritej të të tjerëve ligji nuk i parashikon dhe komisionet dhe KQZ-ja duhet ti ndalojë. Drejtori i Policisë Përgjithshme, Hysni Burgaj, dhe nëndrejtori Agron Kuliçaj, sëbashku me një sërë drejtuesisht të policisë që janë evidentuar si në përfshirje të strategjisë të pushtetit, është ora që të vihen plotësisht në shërbim të shtetit dhe ligjit elektoral dhe të mos e çojnë më tutje rrëshqitjen në drejtim të antiligjit. Do të thotë, ndërkohë që populli është shprehur me votë, administrimi duhet të garantojë nga administrimin zgjedhore ndërkohë policia duhet të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën. Ky është një apel që e bëj përsëri sot, publikisht duke konfiruar dhe një herë se vullneti i popullit nuk ka asnjë forcë që e ndal. Nga ana tjetër u bëj apel të gjithë atyre që si sot paraditë në Laç ashtu edhe në pika të tjera të vendit kanë livadhisur në kundërshtim me lidhin të tërhiqen në skutat e tyre dhe mos guxojnë ti afrohen qendrave të votimit. Vota e popullit sovran është në kuti,- tha Rama.

Më tej ai i ka bërë thirrje zotit Burgaj që “të vendoset në krye të policisë”, ndërsa ka siguruar të gjithë votuesit se nuk do të lejohet asnjë manipulim i votave duke shtuar se ajo do të shkojë atje ku ka dashur vullneti i qytetarëve.

Ndërkohë menjëherë reagoi ministrja e Integrimt, Majlinda Bregu, e cila ka thënë se Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet.

“Rama është kopja e keqe e vetes së tij. Të njëjtën gjë bënte ne 2009. Ju siguroj se emër të PD që sondazhet tona tregojnë se shqiptarët kanë votuar bindshëm për ne. I bëjmë thirrje , të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve tanë të mbyllim me sukses ligjërisht këtë. Edi Rama vulosi disfatën e radhës, por këtë radhë më të thellën. Sondazhet tona dhe trendi i votës së qytetarë konfirmojnë fitoren e aleancës sonë. Zoti Rama shpresoj se ka pasur një pritshmëri të mos humbte thellë, por humbje spektakolare si këtë radhë nuk ka përjetuar asnjëherë, deklaroi Bregu” ,- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›