Berisha: Pronat e ish-bashkimeve profesionale të shndërrohen në shoqëri aksionare

Tiranë, 19 gusht NOA Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot gjatë mbledhjes së qeverisë, hartimin e një projektligji për shndërrimin në shoqëri aksionare për pronat e ish-bashkimeve profesionale.
Këshillimi i Ministrave mori sot në shqyrtim projektligjin për shfuqizimin e ligjit, Për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit Mbi pasuritë e sindikatave.
Kryeministri kërkoi që të gjitha pronat e ish bashkimeve profesionale, të cilat janë resurset turistike më të mira të vendit dhe që aktualisht nuk janë në pronësi të askujt përveçse të shtetit, të merren dhe të shndërrohen në shoqëri aksionare, ku shteti është pronar.
Sipas tij kjo bëhet për ti shpëtuar abuzimit në mënyrë që ti qëndrohet garant rikonstruksionit të plotë të tyre dhe më pas shteti do ti shesë aksionet e tij.
Që në momentin që ato do të ndërtojnë shteti është i gatshëm ti shesë aksionet dhe të vazhdojnë të tjerët. Por ndryshe po të mos jetë shteti i pranishëm do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe tha Berisha.
Kryeministri tha se ligji i cili vjen në kohën e duhur është vlerësuar nga eksponentë të rëndësishëm të të sindikatave, të cilët e vlerësojnë si një hap të rëndësishëm, sepse e kanë kuptuar se aty janë në zhvilluar procese tërësisht të papranueshme.
Ka dhe një ligj tjetër shumë të rëndësishëm. Mbi pasuritë e sindikatave. Në funksion të presidentit të republikës, duke vlerësuar rolin dhe kontributin historik të sindikatave në përmbysjen e diktaturës komuniste, i vetëdijshëm se ato nuk mund të ishin më aleatë të qeverisë demokratike në vitin 92, por natyrshëm oponentë të saj dhe avokatë të drejtave të punëtorëve dhe punonjësve, dekretova , në mënyrë që ti jepja pavarësi ekonomike sindikatave, kalimin në pronësi të tyre të të gjitha pronave të ish bashkimeve profesionale. Ky dekret në mënyrën më të pakonceptueshme nuk është votuar në parlament. Faktikisht ky dekret nuk ka fuqi. Më vonë në vitin 1998, gjykata kushtetues ka bërë ndërhyrjen e vet të drejtë dhe me vendimin e gjykatës kushtetuese me mosvotimin e dekretit në parlament ato janë pasuri të askujt, në kohën kur ato ishin resurset më të mira turistike të vendit tha më tej kryeministri.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")