Lojrat e fatit, shkatërrohen 100 makineri

Njësia e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit vazhdon aksionin për shkatërrimin dhe blllokimin e pajsijeve elektronike të lojrave të fatit të cilat nuk janë të liçensuara. Vetëm në një ditë inspektorët e kësaj njësie kanë shkatërruar 100 makineri të cilat nuk përmbushin standardet e vendosura nga ligji. Drejtori i njësisë së mbikëqyrjes së lojrave të fatit, Shkëlqim Hoxha, shprehet se deri tani janë hequr nga përdorimi më shumë se 400 makineri kompjuterike të padeklaruara dhe thekson se kontrolli dhe inspektimi i qendrave të lojrave të fatit do të vijojë deri në eleminimin e plotë të tyre.
Aksioni i cili filloi në kryeqytet tashmë po vazhdon nëpër të gjitha rrethet e vendit. Janë vendosur një sërë gjobash të cilat shkojnë në miliona lekë, ndërkohë që kontrollli po ndiqet nga katër grupe inspektimi.