Destinacioni “Shqipëri”, 1,5 milion turistë në 2009
shifra bëhet e ditur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sipas së cilës, numri i përgjithshëm i vizitorëve në Shqipëri për këtë periudhë është rreth 1.580.495 persona. Në këtë fluks vizitorësh përfshihen 991.306 vizitorë të huaj ditorë, 972.234 vizitorë të huaj me netëqëndrime dhe 589.189 shqiptarët rezidentë në vende të ndryshme të botës.
Pozitiv mbetet fakti se turizmi në Shqipëri nuk është i preferueshëm vetëm në periudhën e nxehtë të verës, por përgjatë gjithë vitit. Këtë vit është vënë re një rritje e dukshme prej 31% në muajin janar, 30% në muajin mars dhe 28% në muajin qershor, krahasuar me 2008-tën.
Sipas të dhënave, në këtë fluks të huajsh që kanë preferuar të vizitojnë Shqipërinë, 89% e tyre kanë ardhur për pushime, 3 % për biznes ndërsa vetëm 2 % e vizitorëve kanë qënë të rastësishëm.
Mes turistëve të huaj mbizotërojnë europianët që kanë preferuar të vizitojnë dhe të shohin nga afër vendin tonë, duke përbërë 92 % të totalit. Pas tyre renditen amerikanët me 5%, aziatikët 2% dhe 1 % të tjerë.