E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët duan makina luksi,vijon shitja e Benzit

Edhe pse të prekur nga kriza, sidomos konsumatorët, shqiptarët vazhdojnë që të blejnë makina luksoze ashtu si edhe njw vit më parë madje nuk kanë hequr dorë as edhe nga opsionet ekstra. Sipas drejtorit të shitjeve pranë Mercedes Benz, Sokol Kodra, në krahasim me një vit më parë ka një rënie, por jo shumë e konsiderueshme, përgjithësisht ajo mund të shkojë në nivelet e 20 deri në 25%. Megjithatë kohët e fundit ka filluar mjaft praktikimi i blerjes së makinave me kredi, madje kjo kulturë e re sa vjen dhe po shtohet. Nuk ka rëndësi nëse ka krizë, shqiptarët janë popull të cilët përsëri do të vazhdojnë që të blejnë dhe të shkojnë për pushime. Edhe pse kudo flitet për krizë ata nuk mund të heqin dot dorë nga makinat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›