Berisha: Pse do ta fitoj mandatin e dyte

Kryeministri Berisha, mbreme me emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne TV Klan, perballe nje paneli gazetaresh dhe studentesh, ai ka bere nje bilanc te qeverisjes kater vjecare. Teksa ka vleresuar te gjitha reformat, kreu i ekzekutivit shqiptar, ka bere dhe nje prezantim te piketave mbi te cilat do te ngrihet fushata e ardhshme elektorale, si dhe cfare do te beje ne nje mandat te dyte qeverises. Ai nuk ka munguar te flase per kundershtarin e tij socialist, Rama, kryeprokuroren Rama, Gerdecin, vrasjen e deputetit, integrimin ne NATO dhe aplikimin ne BE.
Jeni ne fund te mandatit...?
Jane 4 vjet pa 51 dite. I numeroj me pune. 51 vendime dhe ligje u moren ne mbledhjen e fundit te qeverise, qe percaktonin reforma te forta. Nuk mund te nenvleftesohen ditet e fundit te nje qeverie me arritje te padiskutueshme. Te tjerat vijne ne mandatin e dyte.
Cilet jane gabimet tuaja ne kete 4 vjecar?
Kur behet nje rezyme, nuk niset me negativizmin.
Pavaresisht sukseseve, ju nuk keni bilanc pozitiv ne 4 reforma thelbesore, kontrolli territorit, kthimi i pronave, s'ka reforma ne sistemin e shendetesise dhe reforma gjysmake ne arsim?
Dyfishimi i buxhetit te arsimit, eshte perpjekja me e veshtire financiare. Ne e realizuam. Keto para shkuan ne dyfishimin e rrogave per 44 mije mesues. Kjo ka nje rendesi pozitive per te sotmen dhe te ardhmen e vendit. Ndryshuam statusin e tyre. I vendosem ata ne piramiden e pagave mbi mesatare. Futem Shqiperine ne ate rruge, qe paguhen me mire mesuesit. Une i qendroj konceptit, se investimi ne arsim duhet te jete i pari. Vendosem maturen shteterore dhe nxorem universitetet nga korrupsioni. Dyfishuam studentet. Shtrime kabinetet e informatikes ne cdo shkolle dhe internetin. Nxenesit kane nisur te bejne projekte, duke perfituar nga interneti. Interneti ne cdo shkolle do te realizohet brenda 51 diteve, brenda 28 qershorit. Ndertuam shkolla. Kudo qe shkoj nuk gjej shkolla me 40 apo 50 nxenes si me pare. Femijet shqiptare sot, gjysmen e shkollave i kane ose te ndertuara, ose te reja. Ndersa reforma ne shendetesi, eshte ne proces. Por reforma me bark bosh nuk ka. Kur u bera kryeminister para 4vitesh, gjeta infermieret qe merrnin 150 mije leke te vjetra. Gjeja e pare qe bera, ishte te normalizoja jeten e tyre. U dyfishuan pagat e tyre. Po keshtu per mjeket. Gjeta institutin e sigurimeve shendetesore te falimentuar. Ai duhej te ngrihej nga e para. S'mund te besh reforme me nje institucion sigurimesh, te falimentuar. Ndryshim ka, por nuk jane ato qe duhet te ishin. I tere produkti i shendetesise blihet nga ky institucion. Ne reformen e shendetesise, kane deshtuar qeveri nga me seriozet ne Evrope dhe ne bote. Por une zotohem se ate reforme do ta kompletoj dhe do e finalizoj. Reforma e prones, ke te drejte, ka pasur probleme.Por se imagjinon askush malin e falsifikimeve me te madh se Dajti qe ish ndertuar ne Shqiperi. E pranoj "de fakto" tjetersimin dhe po merremi dite dhe nate per te shembur malin e falsifikimit. Dhe po e shembim. Kemi vendosur ligjin dhe 10 per qind e privatizimeve do kalojne per pronaret. Jane 4500 ha troje turistike per t'u dhene. Jane bere konsultimet dhe po vijohet, duke bere nje reforme komplekse. Ka nje presion te paimagjinueshem, shume te fuqishem. Nese perpara cdo keqveprim numerohej, sot cdo keqveprim ndeshkohet. Kaq eshte detyra ime. Une kam besim ne nje perpjekje shume serioze te ekipit aktual, per te dhene me shume ne kete reforme. Ky proces do te marre pergjigje me te mire e me te sigurte ne mandatin e dyte. Pronaret jane me Sali Berishen. Pronaret besojne tek une dhe tek qeveria ime. Dhe ne 2005 besuan dhe tani qe Rama tha te shkojne tek partia e tyre, s'pranuan
Sondazhi i Zogby, jeni para PD?
Nuk merrem fare me sondazhet, vetem me njerezit. Nuk i besoj se ne 1992, kompania me serioze e botes, nxori PD pas PS, ne nje kohe kur une dola para te majteve. Ne 2005, posterin me te mire te SHBA, ra te posterat lokal dhe me nxori 2 here me lart ne jug se ne veri. Une merrem me qytetaret.
Keto kater vite, kane pasur suksese, por ka premtime te pa mbajtura si papunesia. Ju premtuat ulje si dhe furnizim 24 ore uje te pijshem dhe energji elektrike. Do te kene kosto elektorale dhe i trembeni sfides elektorale?
Per zgjedhjet ju sugjeroj t'i lexoni si duhet raportet. Qeveria nuk nderhyn per rezultatet e zgjedhjeve. Detyra jone eshte kjo. Por kur qeveria ka te beje me tipa obsesive, qe i kapi frika e certifikatave qe te gjithe friken se mos humbte karriget e kryetarit te bashkise dhe psiqizmi i tij u percoll, qeveria nuk kish c'te bente. Per papunesine jane 80 mije punonjes qe figurojne me shume ne sigurimet shoqerore. Jane me shume se kater vite me pare. Ka nje mekanizem, nje gjenerator te fuqishem punesimi dhe kjo eshte rritja ekonomike. Vendi ka nje rritje ekonomike 8 per qind ne kohe krize ekonomike boterore. Kjo qeveri me rreth 3.5 miliarde euro kontrate, ka hedhur bazat qe punesimi te dyfishohet. Shqiperia eshte nje vend ku pjesa rurale eshte shume e madhe. Do te kete ardhje te vazhdueshme nga fshati ne qytet, derisa dhe ne te shkojme paralel me vendet e zhvilluara, pra me 3-10 per qind ne fshat. Keta mbajne nje nivel papunesie. Por kjo s'do te thote se mekanizmi i punesimit nuk funksionon. Ka dhe treg informal. Dhe ne vendin me ligje me te forta, tregu informal ekziston. Nese ka nje gje qe ne i dhame pergjigje, ne perputhje te plote me premtimin, eshte energjia. Fundi vitit 2007 e tutje thuhet ne program, s'do kete me nderprerje energjie. Absolutisht e kam bere kete, duke permbysur nje praktike njerezore. Nderprerja e energjise me pare ishte, qe KESH te dilte se funksiononte mire, se luftonte humbjet. Jepnin 16 ore energji dhe mundesonin 70 % humbje. Ishte nje mekanizem per te mashtruar. I studiova dhe ndryshova. Une vendosa qe te mos vuaje me kombi ne kete menyre. Pra permbysem nje koncept te tille dhe garantuam energji te vazhdueshme. Vetem keto dy muaj filluan rreth 20 hidrocentrale. Ne mandatin e dyte te qeverise, Shqiperia do te jete eksportuese e energjise elektrike ne rajon. Do shnderrohet ne nje superfuqi te vogel te energjise ne rajon. Asnje me pare nuk i ekzistonte mendimi te shfrytezonte ujerat e ketij vendi. Ne po e bejme dhe e nisem ne kushte te nje mungese totale te gjithe infrastruktures. PS e kish mendjen vetem tek importet dhe prerjet e energjise, jo tek prodhimi.
Shkelet premtimin per TEC-in e Vlores. Premtuat se do ti mbeshtesni?
Premtimi i qeverise, ishe se nuk do te kete park te energjetik ne Vlore. Shperngulem nga Vlora, 1200 megavat termocentrale me gaz. Qeveria la nje termocentral qe i duhet Vlores, aq sa i duhet portit. S'mund te behet referendum per nje burim energjie prej 90 megavat. I hoqa te gjitha nga Vlora, dhe gjetem vende te tjera. Nese ne i nxorem jashte territorit te Vlores, cfare mbetej per referendum. Nuk mund te ndertosh aty. Nje TEC cdo qytet duhet ta kete. Tre vjet me pare kudo qe shkoja s'kishte drita, tani qe ka, ju merreni me terma. Une e mbajta premtimin. Nderprerje te programuara energjie, behen vetem kur s'ka energji. Remontet jane ligj i sistemit. Sistemi yne eshte ne remont te vazhdueshem. Dritat nderpriten kudo, per arsye teknike.
Deshtimi me i madh, lufta kunder korrupsionit. Citoj nje njoftim zyrtar te ambasades amerikane per sondazhin e USAID, ku thuhet se ministrat jane me keq se 2008 per korrupsionin. Jeni me keq se ne qeverine "Nano"?
Qe te krahasosh Shqiperine e sotme me ate te kater vite me pare, eshte njesoj si te kesh sy e mos shikosh. Kete e thone faktet me te pakundershtueshme. Kjo qeveri e luftoi korrupsionin ne 3 vite. Ne arketuam 4.2 miliarde dollare me shume se qeveria e meparshme. Vlera qe u kaluan ne thesar. Kjo qeveri nga institucioni me kryesor dhe i besuar ne bote ne luften kunder korrupsionin, u shpall kampione. Mos lexo gazeta. Ai ka qene nje bashkepunetor i Edi Rames. Nuk mund te merren per baze ato. Por tregues te tjere. Te dhenat e sakta, deshmojne se kjo qeveri, ishte nder 10 me te suksesshmet ne bote. Kampion ne luften kunder korrupsionin. Nga i gjetem ne parate qe dyfishuam rrogat e pensionet, rane nga qielli? Jo nga korrupsioni, frenimi i tij. Taksat u pergjysmuan. Ne kemi realizuar reformat me drastike. A e dini ju qe biznesmenit detyroheshin te dorezonin per jave formularet, per te bere pazare". Nuk bej pazare une. Nga 1 janari 2009, ne nuk kemi me prokurime jo elektronike. Nuk mund te perdorni studimet e Edit apo Auronit. Por merruni me rruget e ndertuara. Ne ndertuam autostrada 2 here me shume sec premtuam. Pse citoni ndihmesat e Edi Rames?.
Por 14 ligje dhe VKM, jane rrezuar ne Gjykaten Kushtetuese. Deshtim dhe hetimi i Gerdecit?
Nuk barazohet prokurori me gjykatesin. Ky eshte nje vend demokratik, ku se ka prokuraturen ne konceptin sovjetik qe e kish Komiteti Qendror. Ka gjykata, gjykates. Per kryeprokurorin qe u shkarkua, se ka dhene hic Gjykata Kushtetuese. Ka pas nje debat po. Nje vend i lire s'mund te barazoje gjykaten me prokurorin. Keta i barazuan se sollen konceptin sovjetik me Arben Rakipin. Nuk eshte e vertete se ligji per nepotizmin ra. Te kthemi tek ajo qe pyesni ju. Gerdeci u nis nga prokuroria me nje akuze korrupsioni. Shmangia ishte korrupsion. Akuzat ndaj ministrit nuk arriten te faktoheshin. Shperdorimi i ketij momenti tragjik per politike, gazi neper ekrane televizive, kur te vdekurit dilnin nga llava, ishte i papranueshem. Por Kashari ishte test i fuqishem per zgjedhjet. Kur vjen puna, ka nje kod qe nuk manipulohet me te vdekurit. Nese manipulon me te, e peson si ne Kashar, ku PS doli e katerta. Si koalicion elektoral, ne vendin me te ndjeshem ndaj kesaj tragjedie, ku Rama doli ne vend te katert, ne dolem te paret.
Keni pergjegjesi per Gerdecin?
Ishte patjeter nje pergjegjesi, mbi bazen e saj jane marre te gjitha masat ligjore dhe jane vendosur te gjitha pensionet dhe i eshte dhene prokurorise gjithe ndihma per hetim. Ata i meritojne pensionet, sepse ishte MEICO pergjegjese per sigurine, qe eshte kompani shteterore e Ministrise se Mbrojtjes. Nuk i kreu detyrat dhe shteti mban pergjegjesine.
Nderkohe 3 ministra te kabinetit tuaj jane nen akuze per korrupsion, Basha per rrugen Durres-Kukes, Rusmali per lidhjet e biznesit te te vellait, dhe Pango per nje afere seksuale?.
Te besosh se ministri i Jashtem, Basha eshte i akuzuar per korrupsion eshte njesoj si t'i besosh rrethit ne katror. Procedura nuk eshte ne dore te individit dhe ajo eshte dicka shume percaktuese. Procedura i thote shtetit se deri ku duhet te veproje. Vendosen 5-6 vendime gjykate, dy gjykates moren te njejtin vendim per te njejten ceshtje dhe te gjitha ishin ne unison. Kjo rruge ka pasur armiq shume te eger, qe kane bere shume perpjekje per te mos e lejuar ndertimin e saj, prapa tyre eshte Edi Rama.
Une e kam shkarkuar Pangon per kater minuta. Juve qe e degjoni kundershtarin tim qe flet per familjet, mund t'ju them se eshte e turpshme, qe ai fut cimkat tjetrit ne oren 9 te darkes dhe vendos nje vajze me gjokset gjysme perjashta te beje nje gje te tille. Ky eshte Edi Rama. Kjo tregon se ai per karrigen e vet, i vendos cimkat edhe ne dhomen e gjumit.
Si mund te jesh me Mediun ne koalicion?
Mediu doreheqjen e dha. Une nuk mund ta pranoj fajtor. Ceshtja eshte ushtarake dhe Mediu ka qene autoritet civil.
Pse nuk pati transparence me palen greke per marreveshjen e detit?
Eshte bere me transparencen me te madhe. Ajo bazohet mbi marreveshjen e detit, nje konvente nderkombetare e detyrueshme per te gjithe. Marreveshja na eshte rekomanduar nga miqte tane me te mire. Kjo marreveshje i eshte dhene te gjitha medieve dhe nuk ka qene ne gjendje asnje media te faktoje qofte edhe nje milimeter teper. Marreveshja eshte e rendesishme edhe per faktin se ne vitin 1992 une trashegova nje kufi tokesor teresisht te pavendosur me Greqine dhe me durim arritem te Traktati i Miqesise, i cili na konfirmoi kufirin dhe gjera te tjera. Per detin e percaktuam tani. Por pse doli kontestimi i marreveshjes pas vizites me Karamalis? Ishte i njejti skenar si i ores se Bushit, dhe keto jane gjera te turpshme. Ajo eshte nje matje e bere nga Flota Shqiptare dhe nuk mund te merrem me skupet e Rames per te nxire viziten e Karamalisit.
Sa do te ndikoje vrasja e Xhindit ne performancen e fushates te mazhorances?
Ishte nje ngjarje e rende dhe e dhimbshme. Po behen cdo perpjekje per ta zbardhur dhe per te gjetur autoret dhe shkaktaret. Te jeni te sigurte se ne do te marrim cdo mase, qe udheheqesit e partive dhe ata qe marrin pjese ne fushate te kene siguri maksimale. Media te mos merret me variante, me to te merren organet hetimore, sepse lendohet ne radhe te pare familja.
Pse e dorezuat tani aplikimin per vendin kandidat, kur BE kerkoi shtyrjen. A mund te flitet per hile elektorale?
BE-ja asnjehere nuk ka thene mos aplikoni. Une nuk e beja pa konsensus dhe nuk hyja ne shtepine e tjetrit pa trokitur. Ky eshte nje proces shume serioz. Opozita me ka nxitur ta bej qe ne shtator, kam pas guximin t'i them jo sepse doja ratifikimin e MSA-se. Me presidencen ceke kisha rene dakord qe pas ratifikimit do e dorezoja. 27 vende te BE-se nuk mund te jene ne funksion te qellimeve te mija elektorale. Pse opozita donte shtyrjen, kur ky proces i hap rruge edhe liberalizimit te vizave? Mbeshtetja me erdhi publike dhe nuk mund te mbaja projektet ne sirtar.
Studentet shtohen ne universitete po a shtohen fondet per arsimin dhe kane vlere te gjitha diplomat e tyre?
Nuk duhet te merzitemi, duhet te gezohemi pse shtohen. Ne Evrope ka 40 studente per 1000 banore. Diplomat nuk jane letra pa vlere, po jane certifikate perkushtimi dhe endrre. Ato jane profesioni i studenteve. Do te marrim kompanite qe do t'i vleresojne diplomat, qe t'i shohin dhe te kene mundesi te permiresohen. Ne kemi nevoje per shkolla private, une do te bej nje kuader ligjor me lehtesues.
Duket sikur jeni bere pishman per zgjedhjen e Ina Rames ne krye te prokurorise?
Prokuroria po e heton korrupsion, ndonese nuk ka hapur asnje dosje te qeverise se meparshme. Por prokuroria ka hetuar shume dosje te derguara nga vete ne. Por asimetria eshte politike, por nuk eshte fundi. Fundi do te ishte te mos hetonte pushtetin.
Ju keni dhene qe do te coni ne Gjykate dosjen e Edi Rames, pse se keni bere?
Dosjet jane prokurori, por prokuroria fle mbi to, ben gjume mbi to. A ka dosje me te madhe ti japesh 19 leje ndertimi bashkepunetorit tend vetem ne nje mbledhje?
Pse keni pasur konfliktualitet me institucionet?
Sollaku, ka qene keshilltari im dhe ne kete marredhenie i kam pas te mira. Por Shqiperia u ngjit ne majen e turpit, per sa i perket korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe ky prokuror kishte pergjegjesi. Une nuk mund ta toleroja dhe kerkova shkarkimin e tij. Nese nuk hyjme ne BE me nje shtet ligjor qe mirefunksion ne gjithmone do te mbetemi me njolle. Edhe dashuria institucione nuk eshte shume e pelqyeshme.
Me shkollat profesionale cfare do te beje qeveria?
Jane nje perparesi madhore. Po perpiqemi shume qe te inkurajojme. Ku eshte problemi? Problemi kryesor eshte perzgjedhja nga te rinjte. Per shkak te nje mosinformimi preferojne te zgjedhin shkollen e pergjithshme. Por mbetet nje perparesi madhore per mandatin qe vjen.
Zbehja e nismes Shqiperia 1 euro...?
Me duhet te them se nisma "Shqiperia 1 euro" ka filluar te funksionoje dhe i eshte dhene kompanive truall ne baze te kesaj nisme. Mendoj qe nje nga strategjite qe ka ecur me mire, eshte revolucioni fiskal, i cili ne dijenine time, si asnje vend tjeter, eshte shoqeruar me rritje te te ardhurave me 22% ne vit. Ju jeni deshmitar se cdo vit, ne qershor kemi derguar ne Kuvend nje buxhet te dyte. Ne kemi ndermarre nje reforme qe ne muajt e pare per investimet e huaja, kemi krijuar nje task force, derisa realisht e kemi shnderruar Shqiperine ne nje faktor terheqes. Faktori terheqes dhe konkurrues nuk jane e njejta gje, por jane te nderlidhura. Absolutisht ne ligjet tona ne perjashtojme te gjitha nderhyrjet e tjera, pasi pa nje konkurrueshmeri nuk mund te kesh nje rritje ekonomike, s'mund te kesh nje fluks investimesh. Me nje ekspert, shume te njohur, po punojme ne fushen e konkurrueshmerise. Po i marrim te gjithe treguesit, elementet me radhe dhe kam besimin se brenda nje kohe te shkurter do te arrijme rezultate te forta.
Pas rruges Durres-Kukes, qe eshte nje investim i madh, sa do te ndikohet ne investimet e tjera, ne rast fitoreje te nje mandati te dyte qeverises?
Rruga jo qe nuk pengon, por hape rruge per ndertimin e te gjitha akseve tjera. Nuk ka dyshim qe ky ka qene projekti me i veshtire dhe me i kushtueshem, por zgjodha trajektoren me te shkurter. Ka pasur tre variante, kete zgjodha une. Me thane qe rruga Berat-Tepelene do te kushtoje 400 milione euro, mund te kushtoje edhe me shume pasi ka edhe dy tunele, do ta bej edhe ate. Rruga transformon teresisht portat e Shqiperise. Vlora eshte zona me ujerat me te thella ne te gjithe rajonin. Vlora do te kete portin me te madhe ne Mesdhe, po te mos ishte rruga s'do te kishte nje gje te tille. Rruga ndihmon ne ndertimin e dy akseve te tjera.
Kostoja e kredise. Rritje e rrezikut per t'i bere balle detyrimeve financiare...?
Kredia. Cfare perfaqeson? Kredia ne kete kohe perben nje medalje te vertete per kete qeveri. Pse? Po marr kredine. E cila latinisht do te thote besim. Bankat qe ofruan kete kredi, deshmuan te gjithe Evropes qe kesaj qeverie i besojne, nderkohe qe ka shume qeveri qe s'kane marre dot asnje kredi. Pse interesi? Ka nje riting te sistemeve financiare. Kredia eshte marre. Pse u mor kredia ne bankat e huaja dhe jo te vendit? Ka nje kapacitet te caktuar veprimi te bankave. Por per t'i lene hapesire tregut privat iu drejtuam tregut nderkombetar. Buxheti ka te percaktuar nje deficit, ne absolutisht nuk e tejkalojme kete. Nese shumica e vendeve po i cojne buxhetet ne Parlament per t'i bere balle krizes dhe t'i riparojne, ne nuk po levizem asnje parameter nga percaktimi qe kemi bere ne 2008. Kredia ishte deshmi e gjendjes solide te ekonomise shqiptare. Nese ka nje shperblim te madh te reformave te ndermarra eshte pikerisht gjendja e ekonomise. E mbyllem vitin me 8% rritje, deri me tani jemi mbi 4%. Pra mendoj se kjo ekonomi po perfermon.
Biznesi shqiptar eshte shume i dobet, si do te kete mundesi biznesi shqiptar te behet konkurrues ne Bashkimin Evropian?
Pyetja eshte e drejte. Kur firmosem marreveshjen e tregtise se lire, kishte shume hezitim, por bilanci i saj eshte pozitiv. Nuk ka njerez me te forte se shqiptaret ne gare, njerez qe sakrifikojne. Ndaj edhe une nuk e shoh me ndrojtje. Ka nevoje per disa mbrojtje, ne i mbrojme prodhimet bujqesore. Tjeter pune nese fermeret shkojne dhe marrin cmimin qe japin ne dogane per mbrojtjen e tyre. Ndonje mbrojtje ua bejne, sepse i kemi prodhime bio ndersa te tjeret i kane OMGJ.
Ju shfaqet nje shqetesim te madh per proceduren e ndjekur per hetimin e ministrit Basha dhe ankoheni per shkeljet qe ka bere Prokuroria...?
Nuk e thashe kete gje. Kam konstatuar se thuhet se s'ka rendesi procedura. Si nuk ka rendesi. Ka rendesi kjo.
Nisur nga kjo gje. Si e keni zbatuar proceduren ju ne forumet e Partise Demokratike?
Gjithcka eshte ne perputhje me statutin. Institucionet e partise jane tjeter, kureshtjet tuaja jane tjeter. Te jeni te sigurt qe gjithcka shkon sipas statutit.
Partite politike jane pasuri e ketij vendi. Nga menyra se si funksionon partia politike, ne na lini te kuptoni se si e drejtoni ju qeverine...?
Une PD e drejtoj duke prezantuar programin e saj me perpikmeri te madhe. Ishte programi i kesaj partie anetaresimi ne NATO. Une s'kam premtuar se do anetaresohemi, por kam thene qe do te marrim ftesen, por u anetaresuam ne NATO. Kjo eshte nje arritje historike. Kam premtuar integrimin e Shqiperise per ne BE, firmosem MSA-ne. Nga momenti i negociatave dhe deri tek momenti i firmosjes per shkak te paraardhesve te mi, procesi mori 3 here me shume kohe se fqinjet e saj. Programi eshte qe shqiptaret te levizin te lire. Une do te bej qe te gjithe shqiptaret brenda vitit te pare te mandatit te dyte, te levizin ne te gjithe Evropen. Programi i partise sime eshte lufta kunder varferise. Skema e kafshates eshte kjo, ne fund te ketij muaji do te jene 380 mije shqiptare qe ishin nen 2 dollar dhe jane mbi rrezen e varferise.
Ne 2005 thate se eshte kunder cdo morali ushqimi me lista. Jeni te sigurt qe nuk ka me?
Ka, absolutisht qe kjo ekziston. Nese vute re studimin e varferise, tregonte pakesim te mjerimit, varferise se skajshme. Tani atyre do t'u japim pagesen e atille qe te perballojne jetesen dhe te dalin nga kjo varferi. Infermierja me dy femije me 15 mije leke, ishte e varfer. Tani s'eshte, eshte me 30 mije leke. Tani eshte rritja e pagesave, e pensioneve minimale, ndihmes ekonomike, rroga. E kemi pasur 7 miliarde rritjen e ndihmes ekonomike dhe e kemi 15 miliarde. Nje pensionist sot e ka 12 mije e 300 leke.
Eshte rritur dyfish cilesia e jetes se ketyre njerezve...?!
Shqiperia me kete qe beri, ka kaluar dy vende te Bashkimit Evropian, Bullgarine dhe Rumanine. Me rritjen e pensioneve, jane te shpallura ne internet. Arsimimi eshte nje arme dhe nje mjet i perdorur kunder varferise.
Premtimet e juaja ne 2005 ishin per fshatin, akcizen e naftes...?
Edhe ne fushate Rama nuk do te shkulet nga karrigia e bashkise. Uroj qe te jape doreheqjen. Ka nje takse qe mund te kete ndikimin me te madh, se TVSH-ja per biznesin eshte takse per konsumatorin. E ke te shkruajtur ne program, ja qe e tejkalova. Taksa e sheshte ishte shkruar ne 10%. Pasi ekipi qe me rrethonte do te me kundershtonte. U zbrit tatim fitimi, u zbrit tatimi mbi te ardhurat personale. Taksa mbi biznesin e vogel u ul 1.5%, tjeter pune nese pushteti vendor katerfishoi taksen e gjelberimit. Po energjine? Ne menyre absolute, rritja e cmimit te energjise i eshte kompensuar per 200 kilovatet e pare. Uji eshte me cmimet qe ka qene sepse nuk dua te ndikoje ne nivelin e jetes se qytetare. Vijme te rruget, me te vertete thashe 4 mije, nuk e mohoj, por nuk e kam thene kurre se do te ndertoj rrugen e Bregut per nje vit. Nuk kam permendur dhjetera rruge te tjera. Merri pak keto dhe do te dalin 6 mije. Ki durim deri ne daten 24 qershor sa te finalizohet kilometri i fundit. Karburantin e akcizes e vendosem dhe e hoqem, kishte korrupsion. Cfare beme? Vertet e hoqem, po absolutisht kemi trefishuar shumen qe u jepet sot fshatareve.
Nga ministrat qe ke ne qeveri me cilet je te pakenaqur?
Kete ministra jane ne pune te plote dhe keta po zbatojne cdo dite programin e kesaj qeverie, mendoni ju qe do t'i dekurajoj publikisht. Natyrisht qe pas zgjedhjeve serish mendoj se do te jem pro idese se qeverise se vogel. Do te jene 11-12 ose ministri.
Meksi ne politike, sa do ta demtoje "Poli i Lirise" koalicionin tuaj?
Vendimet personat te zotit Meksi apo cilitdo tjeter. Secili eshte ne vendimin e tij. Kur te shtrohet lista atehere me pyesni mua. Ne kete kontekst nese fitorja eshte e pranishme kudo. Pyetja tjeter s'ka kuptim.
Ju keni lene mundesine e hapur per koalicion me nje parti te majte?
Kur te shohin veshin pa pasqyre, atehere do ta shohin veten me partine time, te dy keta. Asnjehere.
Zyrtarizohet konsensusi per projektin e Veliaj, per garantimin e votes se shqiptareve qe jetojne ne shtetet fqinje: Perbejne 1/3 e popullsise