E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti, ose zhgenjimi i radhes

Pas shume e shume zhgenjimesh me Parlamentin e Kosoves, nje zhgenjim tjeter te vecante perjetova me date 30 prill. Parlamenti i Kosoves, me 30 Prill te vitit 2009, debatoi per vitin 2007. Dhe ate per Auditorin Gjeneral dhe auditimin qe ata bene per RTK-ne. Sa cudi!

Me vjen keq qe me duhet te shkruaj per kete fenomen politik e nuk ka marre guximin askush ne RTK, te perballet me nje baltosje publike te pashembullt qe i eshte bere ketij Televizioni. Nuk e besoj qe njerezve ne RTK te mos iu kete bere pershtypje gjithe ai ofendim publik, qe erdhi nga Parlamenti i Kosoves. Por, heshtja nuk eshte e mire edhe per faktin se e gjithe kjo mund te jete uverture per sulme ne te ardhmen. Kjo i ngjan asaj perralles se njohur, te miut qe ece neper mustaqe. Nuk do te beja kete shkrim sikur keta deputete te mos marrin guximin qe nje dite ta bejne te njejten gje edhe per mediat e tjera. Sikur keta deputete te mos marrin guximin dhe te ndeshkojne publikisht te tjeret per faktin se jane te votuar. Sikur mos te isha konkurrent i RTK-se, do te shkruaja shume ndryshe. Kete here do mundohem te them dicka per heronjte e keqkuptuar te nje debati aq paradoksal dhe te paqendrueshem ne Parlamentin e Kosoves. Debati i udhehequr nga Gani Koci, kishte kater qellime kryesore. Objektiv kryesor kishte jo vetem RTK-ne por edhe Zyren e Auditorit Gjeneral. Kjo i bie qe ne nje menyre ishte edhe presion brutal ndaj Auditorit Gjeneral, i cili, edhe pse eshte suedez ne krye, nuk e pa te udhes te reagoje per ate qe Parlamenti ishte perfshire.

Debati kateroresh ka qene interesant dhe fenomenal ne te njejten kohe. Ishte interesant, sepse brenda grupit te deputeteve ishin te ngulitura interesa strikte qe perfaqesoheshin nga deputeti Gani Koci. Kurse, debati ishte fenomenal vetem per faktin se pjesa e pare e fjales "fenomen", pa kete pjesen shtese "al", i takon debatuesve parlamentare qe vertet jane fenomen per arsyen e debatit dhe debatimit.

Por, te kthehem te qellimet e debatit ne Parlamentin e Kosoves. I pari qellim ka te beje me mesazhin qe i eshte dhene Auditorit Gjeneral permes Kuvendit. Ne menyre indirekte, Auditori Gjeneral, kercenohej per faktin se cdo raport pozitiv per ndonje kompani publike, ne kete rast per RTK-ne, ne nje menyre duhet te jete i porositur, ndoshta i falsifikuar dhe natyrisht joprofesional. Dhe u konfirmua teza se nje raport i mire per RTK-ne, ne kete rast, do te cilesohet si i keq, sepse nuk permbush qellimet e atyre qe kishin nisur debatin.

Nese nje raport i Auditorit do te dilte i keq per RTK-ne, kjo i bie qe nuk do te debatohej fare, pikerisht per faktin se eshte i tille. Nuk paragjykoj se Auditori suedez do te kapitulloje, por mbetet hije e keqe e presionit brutal mbi nje institucion te pavarur. Me e renda eshte se ky presion po behet ne momentin kur grupi auditues per jave eshte ne RTK dhe ka nisur edhe auditimin per 2008 qe paraprakisht duhet te shpallet paragjykues per shkak te presionit.

Qellimi i dyte i ketij debati ishte shkaterrimi publik i Televizionit Publik nga te gjitha partite politike. Por, fakti se e sulmuan te gjitha partite d.m.th. se jane te pakenaqur te gjithe, si opozita dhe pozita. Nuk di a ka te beje me projektin dinjitoz programor apo me padijenine e partive politike per qasje ndaj RTK-se dhe nje mediumi. Por, presioni tregoi nje gje: RTK duhet te disiplinohet ne prag te zgjedhjeve dhe ta humbe autoritetin fare. Ky presion publik ishte qellim kryesor nga pozita dhe opozita, qe te dobesohet pozita editoriale dhe menaxheriale e RTK-se. Nese interpretohet drejt ky debat, atehere ky mund te quhet shantazh publik ndaj nje mediumi.

Faktori i trete, qe eshte edhe me i rendi per t'u analizuar, ka te beje me presionin indirekt ndaj medieve te tjera, permes debatit per RTK-ne. Por, si eshte e mundur qe nje teme te jete kaq me interes per debatuesit ne Parlament, kur jane te hapura dhjetera te tjera me prioritet me te larte?

Ky debat i dha nje cilesi, jetes parlamentare ne Kosove. Se te jesh i sinqerte dhe i sakte, do te thote te jesh i pavlere, kurse sinqeriteti ne kete vend pranohet vetem per te keq.

Jetojme ne nje vend qe hajnat nuk kriminalizohen, kurse jo-hajnat po. Duhet te jesh pjese e ndonje strukture qe te shpetosh nga ndonje kriminalizim qe mund te ndodhe ne cdo kohe dhe cdo moment. Eshte gjithashtu per te ardhur keq qe ne raport te mire, Parlamenti i Kosoves duhet gjithsesi te dyshoje dhe te reagoje keq. Kurse per raporte te keqija, qe jane te shpallura per muaj dhe vite, ky Parlament nuk diskuton fare. Eshte e drejte e Parlamentit, natyrisht, qe te debatoje per RTK-ne. Por, menyra e zgjedhur eshte per te ardhur keq.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›