E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 Maji gjerman

60 vjet me pare, me 8 Maj 1949 u miratua "Ligji Baze Gjerman" me atributet e Kushtetutes se re qe shenon dhe themelimin e RFGJ-se. Ky zhvillim ishte epokal per paqen e sigurine boterore, sepse tashme Gjermania Perendimore do te jepte garanci bindese nazizmi, komunizmi apo reminishencash e tjera perandorake, i takonin historise.

Jo totalitarizmit

Qysh ne nenin e saj te pare, Kushtetuta abrogonte konceptin e superioritetit racor gjerman, ne emer te se cilit regjimi Hitlerian kishte kryer lufterat dhe krimet monstruoze dhe vendoste primatin absolut e te pacenueshem te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Ajo rivendoste sovranitetin e popullit nepermjet parlamentit, forconte ndjeshem rolin dhe pergjegjesine e Kancelarit te zgjedhur nga Parlamenti dhe reduktonte ne minimum kompetencat e Presidentit Federal, i cili me pare ishte kthyer praktikisht ne nje zevendesues Perandor. Sivjet, ky pervjetor perkujtohet dhe ne vigjilje te 20 vjetorit historik te shembjes se Murit te Berlinit, qe coi dhe ne ribashkimin gjerman dhe ne "emerimin" e 3 Tetorit, si festen kombetare te Gjermanise se ribashkuar. Megjithate, 8 Maji do ta ruaje rendesine e tij epokale, pasi pa RFGJ-ne e vitit 1949, politikat dhe kontributet e mevonshme nderkombetare, zor se do te kishim pasur rezultatet, tashme te njohura.

Produkt dhe Promotor

Krijimi i RFGJ-se ishte fryt i perpjekjeve te medha te popullit dhe lidereve vizionare te tij, me mbeshtetjen e gjithanshme te SHBA-se dhe aleateve te tjere Perendimore. Ndaj nuk eshte rastesi qe ky 8 Maj koicidon, paraprihet dhe pasohet me ngjarje te tjera madhore euro-atlantike; fale tyre, RFGJ-ja fillimisht " produkt" i ri cilesor, shume shpejt u kthye ne bashkautore dhe promotore te ketyre zhvillimeve. Keshtu, zgjedhja e 8 Majit 1949, dita kur plot 4 vjet me pare kishte kapitulluar Gjermania naziste, synonte te arkivonte perfundimisht trashegimine gjakatare Hitleriane ne analet e historise. RFGJ-ja lindi si shtet i pavarur, nje muaj pas themelimit te NATOS. Nderkohe, nje vit me pare, me 7 - 10 Maj 1948, ishte mbajtur Kongresi Evropian i Hages, i drejtuar nga Curcilli i madh, ku ishte mirepritur edhe Kancelari i pare dhe themeluesi i Gjermanise moderne, Konrad Adenauer. Ky Kongres kishte vendosur krijimin e Keshillit te Evropes, qe u realizua vetem 3 dite perpara krijimit te shtetit te ri Gjerman, me 5 Maj 1949. Paraprija e RFGJ-se me krijimin e ketyre dy organizatave me rendesi vendimtare per te ardhmen e Evropes dhe botes, krijonte garancite e nevojshme politike, ushtarake dhe demokratike qe nga Gjermania Federale te mos shfaqeshin me recidivet e se kaluares. Por, SHBA dhe aleatet e saj synonin ta benin RFGJ-ne nje model te vertete te sistemit demokratik, krejt te ndryshem nga ish - RDGJ-ja, qe Stalini do te montonte ne Tetor te po atij viti. Kjo ishte nje sfide e papare, pasi Gjermania dhe Berlini do te beheshin shume shpejt "prova e zjarrit" per vlerat Perendimore dhe pika me e nxehte e konfrontimit politik, ekonomik dhe ushtarak gjate Luftes se Ftohte. Kjo u pa qarte edhe 11 muaj me pare, kur perballe Planit te ndihmave MARSHALL, Stalini kishte vendosur rrethimin dhe bllokaden cnjerezore mbi Berlinin Perendimor. E megjithate, pikerisht ate dite kur ishte njoftuar deshtimi i asaj bllokade, do te shpallej krijimi i RFGJ-se!

Post 8 Maji

SHBA, aleatet dhe Gjermania demokratike kishin nje vizion edhe me te gjere: integrimin gjitheperfshires euro- atlantik te Gjermanise e me gjere. Ndaj, vetem 1 vit e 1 dite me vone, me 9 Maj 1950, RFGJ-ja i tha me plot gojen " PO", propozimit te Frances per pajtimin historik franko-gjerman, krijimin e Komunitetit Evropian te Qymyrit dhe Celikut me 1951 dhe BE-se se sotme me 1957! Keshtu Gjermania Post 8 Maj, u kthye ne nje histori te plote suksesi. Sot kemi nje Gjermani te ribashkuar e demokratike, moderne dhe Evropiane, qe rron ne paqe, miqesi dhe partneritet me te gjithe. Edhe Shqiperia eshte nder perfitueset dhe tashme partnere e saj. Gjermania eshte fuqia e trete ekonomike dhe eksportuesi me i madh i botes; renditet nder vendet e para per ndihmat per zhvillim, eshte donatorja me e madhe e BE-se dhe nder tre kontribuueset me te medha te OKB-se. Ajo ka kapur dhe majat e teknologjise, arsimit, kultures, shkences, etj. Nga gjiri i saj kane dale dhe politikane te medhenj, sidomos kancelaret legjendare si Konrad Adenauer, Willi Brandt i Ostpolitikes, Helmud Schmit i Realpolitikes dhe Kohli i madh, Kancelari historik i ribashkimit gjerman apo " babai" i " mrekullise ekonomike gjermane", L.Erhard. Per te ardhur tek G. G. Schroder dhe Kancelarja e sotme e koalicionit te madh, Andela Merkel. E kunderta ndodhi me ish- RDGJ-ne, qe u shemb 20 vjet me pare me Murin e Berlinit. Bashke me te rane edhe gardhet, bunkeret, burgjet dhe gjithe monstruozitetet e tjera vrastare te gjithe regjimeve komuniste. Ndaj ky 8 Maj, ndricon dhe njehere epersine e padiskutueshme te pluralizmit politik dhe vlerave demokratike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›