E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pse gënjeve Ina Rama?

Kryeministri Sali Berisha akuzat i bëri gjatë pritjes për familjarët e ruajtësve të rendit.

Kryeministri Sali Berisha (PD) priti në selinë e qeverisë familjarët e policëve dhe gardistëve që ishin në detyrë gjatë demonstratës së 21 janarit, të organizuar nga mbështetës të Opozitë së Bashkuar, të udhëhequr nga Partia Socialiste.

Berisha, në mandatin e tij të dytë si kryeministër nga viti 2005, shprehu respektin e tij për familjarët e ruajtësve të rendit.

“Punonjësit e policisë dhe të gardës mbrojtën me profesionalizëm institucionet”, - u shpreh Berisha, kryeministri i dytë që ka dalë nga Partia Demokratike me ndryshimin e sistemit, pas Aleksandër Meksit (1992-2007).

Kreu i qeverisë së koalicionit PD-LSI vijoi me akuzat ndaj prokurores së përgjithshme, Ina Rama.

“I kërkoj kryeprokurores të thotë me çfarë cilësie gënjeu popullin. Ina Rama gënjeu se nuk ka padi nga policia për organizatorët e demonstratës. Ajo gënjeu përkrah përfaqësuesit të vendit më mik për Shqipërinë”, - tha Berisha, njëherësh edhe kryetari i Partisë Demokratike.

27 Janar 2011

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›