Berisha risulmon Ina Ramen Je mashtruese dhe genjeshtare

Kryeministri Berisha ka sulmuar serish sot prokuroren e Pergjithshme Ina Rama. Duke e quajtur ate mashtruese dhe genjeshtare ai i eshte drejtuar Rames se kishte pergjegjesi kushtetuese te tregonte se kush e kishte detyruar te genjente. Duke shmangur hetimin e gardisteve te cilet qelluan mbi demonstruesit Berisha i ka kujtuar kryeprokurores se kishte nje urdher nga policia qe te hetonte opoziten.
Gjithashtu kreu i qeverise ka mbledhur familjare te policeve qe ishin ne pune diten e demonstrates se 21 janarit. Ne takimin me ta te zhvilluar ne ambientet e Kryeminsitrise Berisha i ka ngushelluar familjaret per dhunen e ushtruar ndaj tyre nga demonstruesit duke vleresuar edhe punen e policise diten e premte.
Po sot eshte zhvilluar ne ambientet e kuvendit seanca e radhes e komisionit hetimor te ngritur nga parlamenti per demonstraten e 21 janarit. Pasi u deklarua nga ana e perfaqesuesve te mazhorances se ata do te hetonin mbi drejtorin e SHISH-it prokurorine si dhe do te mblidhnin deklaratat e opozites ne media per te vertetuar paramendimin e dhunes mediat u nxoren jashte dhe mbledhja vijoi pa pranine e tyre. Ne kete komision te ngritur me kerkese te mazhorances nuk ka pasur perfaqesues te opozites.