E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu: Vendi ndodhet në kolaps, politika të reagojë

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka deklaruar se vendi ndodhet në kolaps dhe se politika duhet të reagojë për të gjetur një zgjidhje.

Në fjalën e tij në tryezën e “forumit civil 2010” e mbeldhur për demontratën e 21 janarit, Moisiu theksoi se gjendja e vendit mbetet e rëndë si pasojë e një krize të stërgjatur politike. Ai duke bërë përgjegjëse klasën politike për krizën e stërgjatur politike theksoi se duhet të gjendet dialogu politik për t`i dhënë fund kësaj krize.
 

“Klasa polite ka përgjegjësinë kryesore që padrejtësisht po zgjatet. Vendi ndodhet në kolaps të vërtetë pasi parlamenti nuk funksionin normalisht, ligjet që duan shumicën e votave nuk votohem, gjykatat nuk janë plotësuar me anëtarët e tyre, po tentohet të dalë jashtë loje edhe pavarësia e pushteteve” theksoi Moisiu.


Ai gjithashtu theksoi se ngjarjet e 21 janarit të cilat përfunduan edhe me vrasjen e 3 personave janë një sinjal shqetësues për të ardhmen e demokracisë së vendit.
 

“Mungesa e trasparencës të procesit zgjedhore dhe gjetja e sërë arsyesh për të mos shkuar në rivotim u bë shkak për krizën” theksoi Moisiu duke dhënë edhe shembullin e Kosovës e cila në disa rajone u rivotua pas kontestimeve të bëra.

Gjithashtu ish-Presidenti i vendit Alfred Moisu ka kërkuar sot maturi dhe qetësi nga palët politike dhe marrjen e situatës në dorë nga institucionet e pavarura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›