E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstruesit para medias Na dhunuan ne shesh e komisariate

Deputetja e PS-se Olta Xhacka ne daljen e saj para gazetareve sot ne oren 1300 denoncoi serish dhunen e ushtruar nga policia gjate demonstrates se 21 janarit. Duke e quajtur dhunen e ushtruar ndaj demonstruesve si te denje per nje regjim fashist Xhacka prezantoi para medias dy prej pjesemarresve ne demonstraten e nje jave me pare te cilet dhane detaje rreth dhunes fizike dhe verbale te ushtruar nga policia mbi ta si ne shesh gjate demonstrimit ashtu edhe me vone ne komisariat.

Sipas njerit prej tyre i cili tha se vuante edhe nga epilepsia dhe probleme te melcise demonstruesit jane dhunuar nga forcat e policise teksa rrinin ne shesh dhe ai kishte ngelur pa ndjenja si pasoje e kesaj dhune.

Dhuna vijoi edhe ne komisariat- tha demonstruesi tjeter. - Pasi na futen ne fugon dhe na cuan neper komisariate pame se policet ishin po te njejtet ata qe kishin qene ne shesh gjate demonstrates. Pervec dhunes fizike ata vijuan sharjet dhe ofendimet ndaj nesh. U dhunuam edhe nga police te rinj te sapodale nga Akademia te cilet mendohet te jene e ardhmja e policise shqiptare. Une vazhdoj te kem akoma demtime ne trup perfundoi ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›