E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pse nuk mund te hapen kutitë e votimit

Qendrimi i opozites per hapjen e kutive te votimit ne kater zona zgjedhore, eshte ogurzi dhe absurd. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se qeverise, teksa ishte duke analizuar progres-raportin e Komisionit Evropian per Shqiperine. Ne kete kuader, Berisha theksoi edhe njehere faktin se ne kete raport theksohej, se Shqiperia kishte arritur te zhvillonte zgjedhje me standarde te larta dhe kishte kapercyer periudhen, kur zgjedhjet ishin nje proces i kontestueshem dhe problematik. Ne lidhje me kerkesen e opozites, kryeministri theksoi se qeveria nuk ka fuqi per te plotesuar kerkesen e saj per hapjen e kutive, sepse kjo eshte nje kompetence e cila i perket vetem gjykatave ne vend. "Dua t'u them shqiptareve, se nuk ka kerkese me absurde, nuk ka kerkese me ogurzeze, sesa te pretendosh te vendosesh vullnetin politik mbi vendimet e gjykatave, eshte ne rregullin themelor te ndarjes se pushteteve", deklaroi. Sipas tij, ne nje vend demokratik, nje pjese e pushtetit i eshte dhene gjykatave dhe vendimet e tyre nuk mund te shkeleshin apo apeloheshin nga ndonje institucion tjeter. Ai ka nenvizuar se Kolegji, per kater qarqet ka hedhur poshte kerkesat per rinumerim. "Komisioni hetimor parlamentar, i bazuar ne nenin 77 te Kushtetutes, sipas ligjit organik te ketij komisioni, nuk mund te shqyrtoje ceshtje qe jane ne juridiksionin e gjykatave. Vendimi i Gjykates Kushtetuese i vitit 2003 qe ploteson nenin 77 te Kushtetutes, me fuqi plotesuese per Kushtetuten, percakton qarte se hetimi parlamentar, ne menyre kategorike nuk mund te shtrihet ne ceshtje te tjera, te cilat kane qene apo jane objekt i hetimit gjyqesor dhe i gjykimit",-tha Berisha. Ai deklaroi dje se i vetmi rast ne te cilin qeveria nuk kishte pyetur per vendimet e gjyqesorit, ishte ai kur anetaret e Byrose Politike gjate kohes se komunizmit, vendosen ekzekutimin e shume intelektualeve ne vend. "Cdo gje eshte e hetueshme, pervec vendimeve te gjykatave. Kjo ka ndodhur vetem ne vitin e zi 1953 apo 1954, kur anetaret e Byrose Politike u ulen ne tavoline dhe vendosen ekzekutimin e intelektualeve, per bomben ne ambasaden sovjetike, nderkohe qe gjyqin e bene formalisht dy dite me vone", deklaroi Berisha. Por kreu i qeverise u shpreh i gatshem te krijonte nje komision hetimor parlamentar, ne lidhje me ceshtjen e zgjedhjeve. Madje Berisha theksoi se do te gjendeshin te gjitha menyrat, per t'i lene te drejten e shumices ne kete komision, opozites. "Une e pranoj qe te ndertojme komisionin sipas ligjit, por e garantoj se nje anetar i komisionit i shumices, ne menyre konstante nuk do te shkoje ne komision dhe nuk do te zevendesohet, per t'i lene atij shumicen", deklaroi Berisha, por sipas tij hapja e kutive del jashte kompetencave te ketij komisioni. Nga ana tjeter, ne kuader te transparences ne marredheniet mes mazhorances dhe opozites, kryeministri Berisha e ftoi kryetarin e PS-se, Edi Rama, qe te hetonte ne lidhje me akuzat e tij per shkarkimin e punonjesve nga administrata, per lirimin e te burgosurve dhe shume ceshtje te tjera, mjafton qe te ishin vendime te gjykuara me pare nga gjykatat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›