E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solis: Rama, jo ksenofobi me Greqine

Sekretari i Pergjithshem i partise opozitare, Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Leonard Solis, deklaroi dje gjate nje prononcimi per televizionin kombetar "Klan", se ceshtja e shumeperfolur per delimitimin e hapesirave detare dhe shelfit kontinental me Greqine nuk duhet te shfrytezohet nga opozita socialiste, per te nxitur frymen ksenofobiste mes dy vendeve. Deklarata e zyrtarit te PBDNJ vjen pasi selia roze, e mbeshtetur nga disa subjekte jo parlamentare, ankimoi ne Gjykaten Kushtetuese marreveshjen, qe percakton kufijte detare mes Shqiperise dhe Greqise. Sipas Solisit, kjo ceshtje po shfrytezohet nga kreu i socialisteve, ne dem te marredhenieve diplomatike mes dy vendeve. "Po luhet me ndjenja nacionaliste brenda vendit dhe acarojne e ngrene tensione politike, per te thene qe njeri e do Shqiperine me shume se tjetri, ne nje kohe qe edhe zoti Berisha edhe zoti Meta, per cdo gje mund te thuhen, por kane dhene provat qe jane patriote shume te mire", deklaroi zyrtari i PBDNJ. Sipas tij, degjenerimi i nje problemi kaq te rendesishem dhe nje shqetesimi kaq te madh, duke u politizuar dhe duke u mediatizuar ne kuptimin e keq, per kredo politike, eshte nje loje e rrezikshme me nacionalizmin, e cila mbjell percarje edhe ne Shqiperi, edhe ne marredheniet shqiptaro-greke. Per numrin dy te PBDNJ, Solis hetimi i kesaj marreveshjeje te nenshkruar muaj me pare ne Tirane, mes ish-ministrit te Jashtem, Lulezim Basha dhe ish-shefes greke te diplomacise, Dora Bakojani, eshte nje e drejte Kushtetuese per opoziten. Per kete arsye Sekretari i Pergjithshem i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, deklaron se nevoja e nje ekspertize te mirefillte nderkombetare, do te percaktonte qartazi nese behet fjale per nje spekulim apo nje akt juridikisht te bazuar ne parimet e te drejtes nderkombetare dhe vecanerisht ne Konventen e OKB-se per Detin. "Ne jemi plotesisht dakord qe te shqyrtohet cdo lloj shqetesimi, ne lidhje me kete ceshtje. Eshte nje procedure qe po u ratifikua ne Parlament, eshte e pakthyeshme dhe si e tille meriton te vleresohet dhe te rivleresohet nga grupe ekspertesh, per te bere se cfare eshte me e mira", deklaroi zyrtari i PBDNJ. Ai thote se partia e tij nuk eshte kunder hetimit, madje te kete dhe nje ekspertize nderkombetare, por jo te spekulohet, pasi e drejta e hetimit eshte e bazuar ne Kushtetute. Nga ana tjeter kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka deklaruar dje se do te votoje pro marreveshjes se kufijve ujore me Greqine. Ai vleresoi paktin detar ne perputhje me realitetin e NATO-s. Sipas kreut te PBDNJ-se marreveshja eshte ne nderin e forcave kontestuese qe ta votojne. Dy dite me pare, 6 parti opozitare ankimuan ne Gjykaten Kushtetuese marreveshjen me Greqine. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›