E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanceri i gjirit, 400 raste te reja cdo vit

Kanceri i gjirit eshte nje nga semundjet me te perhapura tek grate dhe studimi me i fundit i Institutit te Shendetit Publik, tregon se 400 gra diagnostikohen si raste te reja cdo vit. Ne Diten Boterore te Mamografise, specialistet e ISHP-se kane dhene alarmin se kjo semundje kap nje ne tete gra. "Cdo vit zbulohen 350-400 raste te reja pothuajse te gjitha kane fund fatal, pasi shkojne tek mjeku ne stadin e fundit", ka pohuar Lumturi Merkuri, specialiste e ISHP-se. Sipas saj, kerkohet me shume vemendja e grave, per te kapur ne kohe kete semundje e cila ze vendin e pare per sa i perket vdekshmerise tek femrat."Femrat qe ju ka filluar cikli menstrual para moshes 12 vjec, qe ju ka ikur pas moshes 50, qe kane lindur femije e pare pas moshen 30 vjec, qe jane te shendosha, nuk kryejne aktivitet fizik, kane nje person nga familja te prekur nga kanceri, jane me te rrezikuarat", ka nenvizuar Merkuri. Kanceri i gjirit mund te kurohet nese kapet ne stade te hershme, ndaj specialistet rekomandojne te behet rregullisht vetekontrolli i gjirit, kontrolli i tij tek mjeku, eko e gjirit dhe pas moshes 40 vjec te behet mamografi. Megjithate, specialistet e onkologjise tregojne disa nga faktoret e riskut nga kanceri i gjirit. Keshtu specialistet pohojne se ne disa raste, kanceri i gjirit mund edhe te trashegohet. "Nese nena, motra apo gjyshja juaj, kane pasur kancer te gjirit, atehere diagnostikohuni sa me shpesh, pasi edhe ju mund ta keni ate", - pohojne mjeket. Nderkohe, shpjegohet se edhe femrat te cilave menstruacionet u kane filluar para moshes 12 vjec, dhe ne rastet kur menstruacionet u kane ndaluar pas moshes 50 vjec jane te rrezikuara. Gjithashtu, mjeket pohojne se te rrezikuara jane edhe femrat kur nuk kane lindur kurre femije dhe ato qe kane lindur femijen e pare mbi 30 vjec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›