PD, kater kandidatet per 15 nentorin
Demokratet e kane marre seriozisht kandidimin per zgjedhjet e pjesshme vendore, ne 3 bashki dhe 2 komuna ne vend, pas uljes ne karrigen e deputetit te drejtuesve te tyre, shpallur fitues ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 28 qershorit te ketij viti. Kryesia e vogel e Partise Demokratike nen drejtimin e kryeministrit Berisha, ka diskutuar dje pasdite ne lidhje me kandidaturat me te pershtatshme, te cilat garantojne fitoren ne keto njesi vendore ne zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit te ketij viti. Perzgjedhja e kandidaturave per dy komunat dhe dy bashkite, perkatesisht komunen Fierze ne Puke, komunen Otllak ne Berat dhe bashkite Klos ne Mat dhe Fushe-Arres ne Puke, nuk ka sjelle asnje veshtiresi per shkak se kane qene dhe kandidatet me konsensuale edhe ne bazen e Partise Demokratike. Dhe ne kete kontekst kane qene kandidatet e vetem per keto njesi vendore qe do te garojne ne emer te partise me te madhe qeverisese. Nderkohe qe ne njesine bashkiake nr. 10 ne kryeqytet, ka qene me teper se nje kandidature dhe pritet qe te vendoset sot per emrin qe do te jete garues, ne kete njesi bashkiake te rendesishme ne kryeqytet. Keshtu, kryesia e vogel e PD ka vendosur dje qe Gjelosh Pepkolaj, te jete kandidat i PD per kryetar ne komunen Fierze ne Puke, Muharrem Hoxha, kandidat ne komunen Otllak ne Berat, Ramazan Mjeshtri, kandidat ne bashkine Klos ne Mat dhe Alfred Caka, kandidat ne bashkine Fushe-Arres, ne Puke. Nderkohe qe sot do te vendoset dhe emri qe do te pasoje Gerti Bogdanin ne njesine nr. 10 Tirane. Te pese kandidatet per kryetare bashkie dhe komune do te pasojne ne keto poste, nese fitojne kete gare, perkatesisht Besnik Dushen ne komunen Fierze, Lefter Maliqin ne Otllak, Bedri Hoxhen ne bashkine Klos, Ndue Caren ne bashkine Fushe-Arres dhe Gerti Bogdanin, njesine bashkiake numer 10 ne kryeqytet. Duke qene se keto zgjedhje te pjesshme vendore vijne vetem pak muaj pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare dhe kane nje shperndarje te njetrajtshme gjeografike, Veri-Verilindje-Jug, mund te sherbejne si nje test per partite politike, te cilat do te hyjne ne keto zgjedhje, per te rikonfirmuar ne vija te pergjithshme dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Aq me teper qe per shkak te bojkotit te ketyre zgjedhjeve te pjesshme nga ana e opozites se drejtuar nga Edi Rama, e vendosur kjo dhe ne Asamblene Kombetare te kesaj partie, si dhe daljes me vete te Levizjes Socialiste per Integrim te Ilir Metes, pritet qe gara te jete me te vertete e forte. Pasi ne gare jane dhe perfaqesues te PBDNJ te Vangjel Dules, te cilet nuk e kane ndjekur aleatin e tyre te 28 qershorit ne kete bojkot opozitar te institucioneve te dala nga keto zgjedhje, Parlamentit dhe te zgjedhjeve te pjesshme qe do te zhvillohen me 15 nentor te ketij viti ne 5 komuna dhe bashki.
Kandidaturat e PD per zgjedhjet
Gjelosh Pepkolaj
Komuna Fierze-Puke
Muharrem Hoxha
Komuna Otllak-Berat
Ramazan Mjeshtri
Bashkia Klos-Mat
Alfred Caka
Bashkia Fushe-Arres-Puke
Kandidati vendoset sot
Njesia bashkiake nr. 10- Tirane
Kandidaturat e PD per zgjedhjet
Gjelosh Pepkolaj
Komuna Fierze-Puke
Muharrem Hoxha
Komuna Otllak-Berat
Ramazan Mjeshtri
Bashkia Klos-Mat
Alfred Caka
Bashkia Fushe-Arres-Puke
Kandidati vendoset sot
Njesia bashkiake nr. 10- Tirane