Berisha: Qëndrim ndërkombëtar të koordinuar për të ndalur masakrën në Egjipt
TIRANE- Kryeministri në detyrë, Sali Berisha reagoi sot lidhur me zhvillimet tragjike të dy ditëve të fundit në Egjipt. Përmes një deklaratë, kryeministri Berisha bën thirrje për një qëndrim ndërkombëtar të koordinuar, për të ndalur masakrën në Egjipt.
“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe masakrat e juntës ushtarake të Kajros ndaj popullsisë civile, qeveria shqiptare bën thirrje për një qëndrim ndërkombëtar të koordinuar, të vendosur për të ndalur dorën e masakrës ndaj qytetarëve nga ushtarakët puçist që po zhysin vendin në lufte civile dhe kaos dhe për të rivendosur dialogun midis forcave politike kryesore të vendit", - thekson Kryeministri Berisha.
Sipas Berishës, "Junta ushtarake e Kajros kreu dy ditët e fundit një masakër të vërtetë ndaj protestueseve paqësor. Kjo masakër, në të cilën u ekzekutuan qindra, e ndofta mijëra protestues, dëshmon fytyrën e vërtetë të juntës puçiste që u instalua në Kajro pas përmbysjes së presidentit të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve egjiptian. Këto zhvillime tragjike dëshmojnë se bashkëpunëtorët e afërt të Mubarakut po rikthejnë me gjak dhe hekur regjimin e tyre barbar”,- shprehet kryeministri Berisha.
Shqiptarët, vijon Berisha, “që kanë tek egjiptianet një komb mik, ndjekin me dhimbje dhe të shokuar zhvillimet në këtë vend”.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dhuna në Egjipt, MPJ: T’i hapet rrugë zgjidhjes nëpërmjet dialogut Egjipt, autoritetet: Mbi 500 të vrarë. Vëllazëria Myslimane: Mbi 4500 viktima