"SHQUP", Rama: Partia humbëse po ikën duke ngrënë turpin me babëzinë e të marrit!
TIRANE - Kryeministri i zgjedhur Edi Rama reagoi sot përmes rrjetit social “Twitter” në lidhje me vendimin e qeverisë ende në detyrë, për t’i kaluar për përdorim Partisë Demokratike godinën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë.
Lideri i socialistëve, Rama e konsideron këtë vendim si një turp të partisë ende në pushtet, ndërsa e akuzon atë për grabitjen e SHQUP-it, për ta bërë seli të vetën.
Sipas Ramës, “çdo ditë e qeverisë pas zgjedhjeve tregon sa të merituara kanë qenë 1 milion shuplakat që i dha Populli në 23 qershor pushtetit plaçkitës”!
“Ç'turp: Partia humbëse që ende qeveris një vend të NATO-s, grabit Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për ta bërë seli të veten! Dhe kundër Ligjit! 8 vjet duke gënjyer, vjedhur, vrarë, u ndëshkuan si askush më keq prej '92-shit e po ikin duke e ngrëne përditë turpin me babëzinë e të marrit!”- shkruan Rama në rrjetin social.
Një ditë më parë edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e cilësoi të nxituar vendimin e qeverisë për ta kthyer Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në seli të PD-së.
“Vendimi për SHQUP është i nxituar, i gabuar, bie ndesh me përmirësimin e strukturave të FA të një vendi anëtar i NATO-s, që kërkon përmirësimet e ambienteve gjithnjë e më moderne. Fakti që qeveria merr vesh pas 23 qershorit që selia e PD është një pronë private, është qesharake”, tha Vasili.
(er.nu/BalkanWeb)