E Diel, 1 Nëntor 2026

3% e fëmijëve shqiptarë me aftësi të kufizuara nuk shkojnë në shkollë

Rreth 3% e fëmijëve shqiptarë me aftësi të kufizuara nuk shkojnë në shkollë. Kjo për faktin e vetëm se shkollat e vendit nuk janë të përshtatshme për këtë kategori fëmijësh, e metë që fatkeqësisht i ka përjashtuar këta të mitur nga e drejta e tyre më themelore, ajo e arsimimit. Në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuara insitucioni direkt përgjegjës për mirëqenin e tyre, premton lehtësira në arsimimin e fëmijëve fatkeqësisht të përfshirë në këtë kategori. Kështu, Ministria e Punës, bën me dije se së shpejti në universitetin e Vlorës do të ndërtohet një njësi e specializuar për të mundësuar edukimin e të rinjve me aftësi të jufizuara. Fondacioni shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara evidenton se zyrtarisht në vend numërohen 110 mijë persona me aftësi të kufizuara, që përllogariten rreth 3% e popullsisë vendase, por numri i atyre që nuk raportohet nga shteti dhe që nuk përfitojnë shërbime sociale është gati dy herë më i madh. Por pavarësisht kësaj të gjithë PAK në shqiëpri ndeshen me barriera të mëdha. Me rastin e ditës ndërkombëtare të njerëzve me AK, fondacion Vodafone Albania ka ndihmuar në projektin e prodhimit të karrigeve me rrota, ku 40 të tilla janë dhuruar në kuadër të kësaj dite. Për vitin në vijim Vodafone ka nënshkruar me fondacionin shqiptar për të drejtat e PAK marrëveshjen për prodhimin e 90 karrigeve të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›