Berisha: Qeveria do mbështesë prodhuesit e verës
Në një hark kohor të shkurtër prodhimi i verës në Shqipëri është pesëfishuar, eksporti është 4/5- fishuar. Në një hark kohor të shkurtër verërat konkurojnë me shumë verëra të endeve të tjera në rajon dhe më gjerë. Kështu u shpreh kreu i qeverisë, Sali Berisha, ndërsa përshëndeti Panairin Rajonal të Verërave, Balkan Wine Expo 2012.
Berisha tha se qeveria e tij do të bëjë gjithçka qeveria do bëjë gjithçka që të identifikojë klonet më të pasura, të financojë dhe të bëjë që shqiptarët të konkurojnë me dinjitet të madh në tregun e verërave.
Shqipëria ka një terren të jashtëzakonshëm por prodhimin e verës , nga kodrat e Resilisë, tek zallishtet e Shtojit dhe Malësisë së Madhe, Kallmeti, në fshatrat shesh të Tiranës.:- tha kryeministri.
Më tej ai tha se vendi ynë ka një politikë inkurajuese për vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera të rrushit, duke shtuar se, do mbështesë fuqishëm prodhuesit për rritjen e prodhimit dhe cilësisë së verës.