ODIHR letër PD-së e PS-së për reformën zgjedhore

Pasi Partia Socialiste deklaroi se për rishikimin e kapitullit e përdorimit të teknologjisë në zgjedhje do të punojë me amendamente kur nga ODIHR të vijnë të plota rekomandimet me shkrim edhe për numërimin elektronik, OSBE-ja në Tiranë u ka dërguar një letër dy bashkryetareve te komisionit, Ilir Rusmalit dhe Damian Gjiknurit.
Letra konfirmon se rekomandimet me shkrim do të vijnë brenda një javë. Por për OSBE-ne kjo nuk do te thote qe komisioni te stopoje punën, duke lënë të digjet 1/3 e afatit te mandatit te komisionit. Në letrën për bashkëkryetarët Rusmali dhe Gjiknuri, zëvendësambasadori i OSBE-se thekson edhe nje pike tjetër të rëndësishme, kur thotë se "ne komentet e shkruara qe do t'ju dërgohen, ato nuk do të ndryshojnë në formë apo në përmbajtje nga bisedat shume te detajuara qe u zhvilluan me ju gjate vizitës se fundit të eksperteve", citon TCh.
Këto biseda, siç i konfirmuan të dyja palët në mesin e muajit maj, rrezuan konsensusin mes demokrateve për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje menjëherë në të gjithë vendin, si për përdorimin e pajisjes lexuese të kartës se identitetit, ashtu edhe për numërimin elektronik. Propozimi i PS-së për përdorimin e teknologjive, për te cilin PD dha konsensus u refuzua nga ekspertet e ODIHR-it si i nxituar, i pasigurte dhe i paqëndrueshëm dhe si i tille u konsiderua si proces i parealizueshëm për zgjedhjet e vitit 2013.
ODIHR rekomandoi të paktën 3 vjet kohë përgatitore për futjen e teknologjive ne zgjedhje dhe pranoi përdorimin e tyre vetëm nëpërmjet projekteve pilote ne shkalle te ulet dhe në mënyrë graduale. Ky qëndrim i eksperteve te ODIHR-it përsëritet edhe në letrën drejtuar bashkëkryetarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Duke i inkurajuar të vazhdojnë punen me çështjet e tjera, zëvendësambasadori i OSBE-se, Dan Redford i thotë zotit Rusmali dhe zotit Gjiknuri se "duke qenë se ata janë në dijeni të këtyre fakteve, do te ishte shume zhgënjyese dhe fare e panevojshme qe çështja e marrjes me shkrim të këtyre komenteve te rezultonte ne nje vonese për punën e komisionit. /Start/
2012-06-23 16:44