AK: Vangjel Dule të heqë dorë nga censusi i dytë

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, Lisen Bashkurti, i bëri thirrje Z. Dule të distancohet nga kërkesat e tij për një “census” të dytë.
“Aleanca Kuqezi deklaron se minoriteti grek, dhe jo vetëm ai, por të gjithë minoritetet në territorin e Republikës së Shqipërisë gëzojnë të gjithë të drejtat e tyre. Nëse do të krahasonim trajtimin e minoriteteve të gjithë-çfarë etnie në raport me formën dhe mënyrën e trajtimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, dhe etniteteve shqiptare në territoret e rrëmbyera shqiptare do të dilte në pah se shqiptarët vijojnë të trajtohen si komunitet i dorës së tretë dhe të katërt”, tha Bashkurti.
Gjithashtu, ai i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të ketë në vëmendje të saj hartimin e politikave në mbrojtje të komunitetit shqiptarë në troje e tyre etnike, por edhe emigrantët shqiptarë në Greqi, dhe jo të miratoje vendime në Këshillin e Ministrave për ndërtimin e varrezave të reja greke në jug-lindje të vendit. “Aleanca KuqeZi e kupton qartë që Sali Berisha në prag të largimit të tij po përpiqet të zbusë zemërimin e Athinës zyrtare që vjen për shkak të dështimit të “censusit” duke e këmbyer këtë dështim me varreza të reja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet më tej.
Aleanca KuqeZi-vijoi – Bashkurti -po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e fundit politike në shtetin e Greqisë pas fitores në zgjedhjet e fundit të partisë “Demokracia e Re” e kryeministrit aktual të sapo mandatuar Antonio Samaras. “Gjatë kohëve të fundit kreu i “Demokracisë së Re” ka deklaruar pak kohë më parë se kur të vinte në pushtet do t’i kërkonte kryeministrit të vendit tonë rishikimin e marrëveshjes për kufijtë detare. Gjithashtu Z.Samaras ka lëshuar deklarata të forta për të ashtuquajturin “Vorio Epir” sipas grekëve, si dhe për deklarimin e kombësisë greke në pasaportat shqiptare për minoritetet greke në vendin tonë”, vijoi. /Start/
2012-06-23 17:20