Berisha Qeveria do ti mbaje premtimet e saj per cdo skaj te vendit
Kryeministri Sali Berisha mori sot pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në rrugën Hotolisht-Qendër-Frar në nënprefekturën e Librazhdit.
Duke marrë fjalën me këtë rast, Kryeministri u shpreh se qeveria është e vendosur të vazhdojë investimet e premtuara.
“Librazhdi, - u shpreh Berisha, - është një vend i pasur me ujra e rezerva hidrike dhe për këtë qëllim janë parashikuar të ndërtohen një sërë hidrocentralesh në përrenjtë që derdhen në lumin Shkumbin”.
Më tej, ai garantoi se qeveria që ai drejton do të financojë projekte për rrugët, shkollat, kanalizimet, ujësjellësa, qendra shëndetësore dhe në infrastrukturë.
Ai u ndal në mënyrë të veçantë në sistemin e vaditjes.
“Ne do të përqendrohemi veçanërisht në vaditje dhe do të bëjmë që fermerët e Librazhdit të kenë sistemin më modern të ujitjes në Evropë. Librazhdi, - tha Kryeministri, -ka edhe rezerva të mëdha minerare që përbëjnë një bazë të madhe për zhvillimin e zonës”.
Projekti për ndërtimin e punimeve të rrugës me dy korsi Hotolisht-Qendër-Frar është një financim prej 1.5 milion Euro dhe u shërben drejtpërdrejtë 6850 banorëve.
Kryeministri ka garantuar se qeveria do të mbajë premtimet e saj për të lidhur çdo skaj të largët të fshatrave me rrugë automobilistike me qendrat e komunave dhe zonat urbane.
Në qarkun e Elbasanit vazhdojnë njëkohësisht disa projekte në këtë drejtim, por projekti më i madh mbetet ai i rrugës Elbasan-Tiranë me tunel.