E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, zjarr në pyllin e Poros. Zjarrfikësit: Duhet ndërhyrje nga ajri

VLORE-Zjarr i madh i fuqishëm me zanafillë që dje në fshatin Dëllinjë të Vlorës është përhapur sot në disa zona. Flakët kanë përparuar për shkak të erërave dhe temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë vendin.

Sot evidentohet një zjarr me përmasa të mëdha në pyllin e Poros, flakët e të cilit po përparojnë drejt fshatit Akërrni. Banorët e fshatit shprehen të shqetësuar për situatën. Forcat e zjarrfikëseve shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë situatën pasi terreni malor është tepër i thyer.
Në vendgjarje kanë mbërritur dhe forca të ushtrisë, ndërkohë që zjarrfikësit apelojnë se nevojitet patjetër ndërhyrja nga ajri.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Pukë, 2 vatra zjarri në Munellë aktive prej 8 ditësh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›