E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet pika kufitare e Kapshtices policia Mos shkoni deri ne oren 1400

Në orën 9 të mëngjesit të ditës së enjte është hapur kalimi për në pikën kufitare të Kakavijës, e cila ishte bllokuar që prej orës 01:00 të natës.

Udhëtarët dhe automjetet u ndaluan të kalonin pasi u bllokua sistemi kompjuterik nga pala greke në këtë pikë kufitare.

Vetëm pas 8 orësh, udhëtarët kanë mundur të kalojnë dhe të kthehen për në vendet e tyre të punës.

Ndërkohë që edhe në pikën kufitare të Kapshticës pala greke ka njoftuar për dy orë ndërprerje të punës.

Sipas korrespondentes tonë, policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare për ndërprerjen e punës për shkak të defekteve në sistemin kompjuterik.

Situata në këtë pikë kufitare paraqitet normale pasi nuk janë regjistruar radhë automjetesh dhe fluks udhëtarësh.

Policia e kufirit dhe Migracionit njofton udhëtarët që deri në orën 14:00 të mos nisen për në pikën kufitare të Kapshticës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›